“Treguan që janë një skuadër me karakter”, trajneri Bulku pas fitores ndaj Suedisë: Jemi gati për të arritur objektivin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2022 | 15:44

“Treguan që janë një skuadër me karakter”, trajneri Bulku pas fitores ndaj Suedisë: Jemi gati për të arritur objektivin

Kombëtarja shqiptare U-17 e djemve arriti sot fitoren e parë me tripletë në grupin 7 ndaj Suedisë, sfdë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023. Kuqezinjtë e drejtuar nga Ervin Bulku u paraqitën në mënyrë të shkëlqyer, teksa përmbysën shifrat nga 1-0 për Suedinë në 3-1 për Shqipërinë.

bulku-ervin

Në përfundim të kësaj ndeshje, tekniku shqiptar përgëzoi skuadrën e tij për atë që treguan në fushë. Bulku u shpreh se tashmë Shqipërisë i duhet edhe një tjetër rezultat pozitiv për të arritur objektivin e madh, ‘Elite Round’, ndërsa do të vijojnë me përgatitjet për ndeshjet e radhës.

‘Ishte ndeshja e parë, shumë e rëndësishme dhe dua të falënderoj nga zemra të gjithë çunat sepse dhanë maksimumin. Treguan që janë një skuadër me karakter sepse duke parë që ishim në disavantazh përpara Suedisë, një ekip i madh në këto kompeticione, i falënderoj edhe njëherë tjetër për gjithçka bënë.

Vazhduan në vazhdën e rezultateve pozitive, siç kemi deklaruar gjatë gjithë kësaj kohe, pasi është një skuadër që ka dy vite që luan bashkë. Sot është momenti që çunat të gëzojnë, por mos të harrojmë që na duhet patjetër edhe një rezultat tjetër pozitiv që të arrijmë objektivin tonë që është ‘Elite Round’. Duhet të rrimë të qetë dhe të përgatisim në maksimum këto dy ndeshje që kemi dhe shpresojmë me ndihmën e zotit të arrijmë atë rezultat që ne presim’ – tha trajneri i ekipit kombëtar U-17, Ervin Bulku për fshf.org pas ndeshjes ndaj Suedisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"