Tre titullarë me grip, vetëm një dyshim për Osmanin. Ja si pritet të rreshtohet Vllaznia kundër Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2024 | 9:13

Tre titullarë me grip, vetëm një dyshim për Osmanin. Ja si pritet të rreshtohet Vllaznia kundër Egnatias

Gjendja gripale ka ndikuar jo pak te Vllaznia në prag të përballjes me Egnatian.

vllaznia

Tre titullarë të shkodranëve kanë shfaqur probleme shëndetësore gjatë kësaj jave. Bëhet fjalë për mesfushorin Lorik Boshnjaku dhe dy mbrojtësit Millosh Stojanoviç dhe Gledjan Pusi. Deri ditën e djeshme, i vetmi që duket se ka dhënë “garanci” se do të jetë i gatshëm është pikërisht serbi Stojanoviç.

Ai ka qenë një pikë kyçe për ekipin në takimet e fundit dhe një mungesë e tillë, pikërisht kur edhe Pusi është me probleme, do të krijonte jo pak “tension” për trajnerin Osmani. Sakaq, mësohet se Pusi nuk ka arritur të jetë i gatshëm për këtë takim. Tani pikëpyetja e vetme mbetet tek gatishmëria e Boshnjakut. Nëse ai nuk do të jetë në fushën e lojës, tekniku kuqeblu do të shikojë dy alternativa për ta zëvendësuar.

Bëhet fjalë për Salën dhe Çobën, që nëse aktivizohet do të duhet të zëvendësonte rolet në fushë me Malën. Deri sot para takimit pritet të shikohet gjendja e Boshnjakut dhe trajneri Osmani do të vendosë. Tek Egnatia mund të ketë disa ndryshime në formacion, pasi Malota dhe Zejnullai pritet të ulen në stol. Rrogozhinasit do të rreshtohen me skemën klasike 4-3-3.

vll

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"