Tramexani-Fiorentinës: Këta dy shqiptarë mund të të bëjnë punë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2016 | 12:36

Tramexani-Fiorentinës: Këta dy shqiptarë mund të të bëjnë punë

Paolo Tramexani, krahu i djathtë i Xhani De Biazit në drejtimin e Kombëtares shqiptare të futbollit u ka dhënë drejtuesve të Fiorentinës disa këshilla për merkaton e futbollistëve, duke sugjeruar dy emra nga kuqezinjtë.

De Biazi Tramexani

“Taulant Xhaka është një profil futbollisti i cili në sistemin e lojës së Paulo Sousas mund të paraqitet shumë mirë, ndërsa edhe Abrashi i Fraiburgut është një profil shumë interesant”, ishin këshillat e Tramexanit në një intervistë për “Radio Bruno”.

Edhe në të kaluarën, ish-mesfushori italian është munduar që të gjejë sistemim në Serinë A për disa nga futbollistët e kombëtares shqiptare. Tani, pas paraqitjes pozitive në Europian, do të jetë shumë më e lehtë për ta bërë një gjë të tillë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"