Trajnerit Ndreu nuk i del “inati” me largimet nga radhët e Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2024 | 16:33

Trajnerit Ndreu nuk i del “inati” me largimet nga radhët e Kastriotit

Krutanët do të kenë një tjetër pamje për pjesën e mbetur të kampionatit. Ofensiva pritet të jetë në fokusin e klubit, për të kompensuar largimet e Gersi Diamatanit dhe Xhontan Fausto Silvera da Silva. I pari ka firmosur zyrtarisht te Flamurtari, ndërsa i dyti larguar drejt Brazilit për arsye familjare dhe nuk do të kthehet më.

ramadan ndreu

Ramadan Ndreut i janë prishur jo pak planet me ikjen e dy sulmuesve dhe nuk po i del “inati”. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport” ai thotë: “Nuk jam ndjerë mirë, pasi janë dashur muaj përgatitje që dy futbollistët të kapin formën e duhur. Xhonatan erdhi te Kastrioti pa stërvitje dhe mbipeshë. Në momentin që të kapi formën u largua. E njëjta gjë vlen edhe për Diamantin, që më prishën planet për ndërtimin e një formacioni të denjë”. Por trajnerit i është premtuar nga drejtuesit se do të afrohet një sulmues shumë i mirë që do të bëjë diferencën.

Në seancën e fundit përgatitore kanë qenë të pranishëm në stërvitje 23 lojtarë. Tre prej tyre të rinj që do të testohen prej stafi teknik. Për momentin emrat e tyre nuk bëhen të ditur, pasi ende nuk dihet do t’i kalojnë apo jo testimet. Kastrioti do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, të parën sot kundër Burrelit në Kamzë dhe të dytën kundër Valbonën. Me tropojanët do të luhet të shtunën në Pezë Helmës.

SHKËLQIM HASANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"