Trajneri Arbëri: Na pret një ndeshje e fortë, Apolonia duhet vlerësuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2024 | 9:10

Trajneri Arbëri: Na pret një ndeshje e fortë, Apolonia duhet vlerësuar

Vora-Apolonia ngre siparin e javës së 22-të të Kategorisë së Parë, takim i cili do të zhvillohet sot në orën 13:30.

arberi

Vorakët vijnë në këtë takim pas humbjes në Lushnjë, disfatë e cila la pasoja edhe për sfidën e sotme me fierakët, pasi portieri Shkëlzen Ruçi dhe Xhuljo Tabaku u ndëshkuan me kartonë të kuq dhe do të vuajnë pezullimin. Lidhur me takimin kundër Apolonisë, ku Vora kërkon të kthehet te fitorja dhe që të ruaj vendin e tretë në klasifikim, për “Panorama Sport” trajneri Klodian Arbëri u shpreh:

“Na pret një ndeshje e fortë, pasi i tillë është kundërshtari që kemi përballë. Apolonia i ka dhënë tonin futbollit shqiptar, jo vetëm në Kategorinë e Parë, por edhe në Superiore. Fierakët kanë një ekip për t’u vlerësuar, pasi në përbërje ka lojtarë cilësorë. Jemi përgatitur që të bëjmë më të mirën, të luajmë të kujdesshëm dhe me sa më pak gabime. Ekipi është në rritje, por kemi dy mungesa të rëndësishme për sot. Gjithsesi, i kemi marrë masat e nevojshme dhe shpresojmë te marrja e rezultatit pozitiv. Ne do të bëjmë punën tonë deri në fund të kampionatit, duke i bërë ‘hyzmetin’ objektivit që kemi, si direkt por edhe nga faza ‘play-off’. Fillimisht ta mbyllim me rezultat pozitiv fazën e dytë”.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"