Trajnerët e huaj, askush më mirë se braziliani. Shtatë ndeshjet e para, Silvinjo bën “ligjin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2023 | 15:13

Trajnerët e huaj, askush më mirë se braziliani. Shtatë ndeshjet e para, Silvinjo bën “ligjin”

Tetë trajnerë të huaj ka parë Kombëtarja sh qiptare në 21 vitet e fundit. Nga Hans Petër Brigel dhe deri tek ai aktuali, Silvinjo. Braziliani ka zhvilluar ndeshjen e tij të shtatë në stolin kuqezi, me paraqitje fantastike që na kanë sjellë edhe kreun në Grupin E të kualifikueseve të Europianit.

silvinjo

Nisur nga kjo, “Panorama Sport” ka bërë një vëzhgim se si kanë qenë shtatë ndeshjet e para të trajnerëve të huaj në stolin e Shqipërisë. Rezulton se statistikat më të mira i ka Silvinjo, duke marrë 5 fitore, me Moldavinë, Ishujt Faroe, Poloninë, Çekinë dhe Bullgarinë, një barazim me Çekinë dhe një humbje me Poloninë.

EDI REJA- Italiani erdhi në vitin 2019 dhe e mbylli në nëntorin e kaluar me stolin e Kombëtares, ndërsa shtatë ndeshjet e tij të para flasin për 3 fitore, dy herë Moldavinë dhe një herë Islandën. Barazimin Reja e mori me Andorrën në shtëpi, ndërsa 3 humbjet u shkaktuan nga Islanda, Franca dhe Turqia. Një nisje praktikisht e balancuar.

KRISTIAN PANUÇI Para Edi Rejës Shqipëria drejtohej nga Kristian Panuçi. Ish-lojtari i famshëm italian erdhi me bujë në Tiranë, por qëndroi vetëm 15 ndeshje në drejtim. Ndërkohë sa u përket shtatë takimeve të para si trajner, ai mori 2 fitore, me Lihtenshtajnin dhe Turqinë, një barazim me Maqedoninë dhe 4 humbje, konkretisht me Spanjën, Italinë, Norvegjinë dhe Kosovën.

XHANI DE BIAZI– Trajneri që kualifikoi Shqipërinë në Europianin e vitit 2016, arriti në shtatë ndeshjet e para si trajner 3 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje. Ai fitoi me Katarin, Iranin dhe Qipron, ndërsa u mposht nga Zvicra, Gjeorgjia dhe Islanda, ndërkohë barazoi me Moldavinë.

JOSIP KUZHE- I ndjeri Kuzhe ishte për 22 ndeshje trajner i Shqipërisë nga viti 2009 deri në 2012. Në shtatë ndeshjet e para, kroati mori 2 fitore, me Qipron dhe Irlandën e Veriut, barazoi 3 të tilla, me kombëtare si Gjeorgjia, Danimarka dhe Estonia, ndërkaq, 2 humbjet u pësuan nga Portugalia dhe Suedia.

OTO BARIÇ– I vetmi që mori vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e para ishte i ndjeri Oto Bariç. Kroati tjetër i stolit fitoi me San Marinon në transfertë dhe më pas barazoi ndaj Bjellorusisë, Sllovenisë dhe Bullgarisë. Tri humbjet i pësoi nga: Rumania, Maqedonia dhe Holanda.

ARI HAN– Holandezi i nisi 7 takimet e para me një bilanc të ekuilibruar, teksa arriti 2 fitore, 3 barazime dhe dy humbje. Mposhti Lihtenshtajnin dhe Maltën, barazoi me Suedinë, Portugalinë dhe Azerbajxhanin dhe humbi me Poloninë e Hungarinë.

HANS-PETËR-BRIGEL Gjermani që mbërriti në vitin 2002 dhe në drejtimin e Shqipërisë në shtatë ndeshjet e para mori 2 fitore, një barazim dhe 4 humbje. Sukseset i pati me Rusinë dhe Vietnamin, ndërsa humbjet me Bullgarinë, Irlandën, Zvicrën dhe Maqedoninë. Barazimin me Irlandën.

BRIGEL ARI HAN BARIC KUZHEE KUZHE PANUCI REJA SILVINJO

 

GRUPI E (1)

 

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"