Moviola e Erzeni-Teuta/ E saktë penalltia dhe i kuqi për Sadikin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 17:16

Moviola e Erzeni-Teuta/ E saktë penalltia dhe i kuqi për Sadikin

Ndeshja Erzeni-Teuta e gjykuar nga kryesori Olsion Yzeiraj nuk pati shumë raste të diskutueshme. Penalltia për Teutën dhe kartoni i kuq i kuq i Sadikut janë vendime të sakta prej tij, ndërkohë ka pak dyshime te goli i Dacit.

Festa e golit të dytë të Teutës, shënuar nga Matias Lloci  Foto: A.Dushku

Festa e golit të dytë të Teutës, shënuar nga Matias Lloci
Foto: A.Dushku

5’ Daci fiton dyluftimin me Ardit Peposhin dhe më pas shënon, por duket se ka një shtyrje të mbrojtësit nga sulmuesi durrsak. Kontakt që nuk mjafton për të dhënë faull nga Yzeiraj.

88’ Sadiki ndal në mënyrë të parregullt Gjinin që po i drejtohej portës shijakase dhe ndëshkohet direkt me karton të kuq, pasi shkakton penallti. Vendim i saktë nga kryesori Yzeiraj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"