“Topi i Artë” i Superiores, 4 kandidatët finalë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 23, 2013 | 14:41

“Topi i Artë” i Superiores, 4 kandidatët finalë

XhafajKatër futbollistë të Superiores janë përzgjedhur nga trajnerët e kësaj kategorie si kandidatët finalë për të fituar “Këpucën e Artë” për vitin 2013. Ata janë: Daniel Xhafaj i Teutës, Nuredin Orelesi dhe Gjergji Muzaka të Skënderbeut, si dhe Fatjon Sefa i Besës. Sikurse shihet, kampionët kuqebardhë përfaqësohen me dy lojtarë në këtë cmim individual, njëri nga të cilët është lojtar i huaj, por mjaft i spikatur në futbollin shqiptar. Kësisoji, FSHF-ja është në prag të ndarjes së çmimeve të fundvitit përmes një mbrëmjeje Gala, cka është bërë një rutinë e përvitshme tashmë. Pra, sonte në mbrëmje do të përcaktohet edhe  fituesi i “Topit të Artë” në Shqipëri, ose siç njihet ndryshe futbollisti më i mirë i vitit. Paraprakisht për kandidatët e këtij cmimi kanë votuar trajnerët dhe kapitenët e skuadrave të Kategorisë Superiore. Katër lojtarët më të nominuar, të cituar më lart, do të jenë pjesë e një tjetër votimi gjatë mbrëmjes Gala, kur do të zgjidhet më i miri njëri prej tyre. Kështu, Daniel Xhafaj ka shënuar në 10 gola sezonin e kaluar, ndërsa në gjysmën e parë të këtij edicioni gjendet në krye të listës së golashënuesve më të mirë të Superiores, së bashku me Bushic, në kuotën e 9 golave. Veterani vlonjat ka qenë një nga lojtarët kryesorë tek Teuta, e cila mori pjesë në Ligën e Europës sezonin e kaluar. Nuredin Orelesi, lojtar mesfushor, por në disa herë edhe shënues e lojtar kyc i Skënderbeut, me të cilin ka fituar tituj kampioni, është një nga më të mirët e kampionatit shqiptar, një nga të huajt më cilësor që ka luajtur në Superiore. Gjergji Muzaka, edhe ai pjesë e Skënderbeut, e ndan vitin 2013 mes dy skuadrash. Luajti me Flamurtarin sezonin e kaluar, ku ishte protagonist me 12 gola, ndërsa në verë kaloi në Korcë. Një rikthim për të te Skënderbeu, ku ka shënuar 3 gola, por ka blinduar krahun e dhjathtë të kampionëve. Sulmuesi lushnjar i Besës, Fatjon Sefa, ka rilindur në këtë sezon të dytë në Kavajë. 6 gola ka shënuar sezonin e kaluar me verdhezinjtë, kuotë që është arritur edhe në këtë gjysmë të parë të sezonit të ri.





www.minuta90.com