TOMORI/ Java nis me “pazar” në Berat, prezantohen Bashaj dhe Ajazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2024 | 16:36

TOMORI/ Java nis me “pazar” në Berat, prezantohen Bashaj dhe Ajazi

Java nis me “pazar” në Berat. Klubi ka prezantuar dy afrime të reja për pjesën e dytë të sezonit. Bëhet fjalë për Miki Bashajn që vjen nga Iliria dhe Ergi Ajazi nga Besa. Luajnë në repartin e mesfushës, por me një ndryshim: i pari aktivizohet në krahë dhe i dyti në qendër.

tomorii

Para nënshkrimit të kontratës, ata kanë marrë aprovimin e teknikut Febron Ziu dhe stafit të tij. Procesi i merkatos nuk është mbyllur plotësisht për Tomorin. Kjo është diktuar nga domosdoshmëria që ka ekipi për të shtuar cilësinë dhe përvojën në organikë. Nëse duan që të shpëtojnë nga rënia në Kategorinë e Dytë, duhet të jeni gati për të përballuar garën dhe mbi të gjitha marrin pikë.

Gjatë një bisede me gazetën, zv.trajneri Iken Droboniku thotë: “E kemi nisur fillimjavën me dy prezantime. Pas u testuan, kemi vendosur si staf teknik të japim miratimin tonë për ta. Ne kemi shumë besim se ata do të jenë pjesë e rëndësishme e Tomorit për gjysmën e dytë të këtij sezoni. Por me merkaton nuk kemi mbaruar punë. Ka boll elementë të talentuar dhe me përvojë, që duan të bashkëpunojnë me ne dhe bashkë të sigurojmë misionin madhor. Do bëjmë çmos që të shmangim zbritjen nga kategoria”.

tomori stervitje

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"