Tjetër miqësore luksi për Kukësin, në plan përballja me gjigandët turq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2017 | 21:10

Tjetër miqësore luksi për Kukësin, në plan përballja me gjigandët turq

Kukësi do të nisë fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, në datën 4 janar, dhe do të qëndrojë deri në datën 16. Kampionët e Shqipërisë kanë programuar një miqësore me Kajserisporin në datën 8, ndërsa në datën 10 janar, do të luajnë ndaj Bursasporit.

Kukesi2018-470x313

Por, gjatë kësaj periudhe, verilindorët janë shumë pranë zyrtarizimit edhe një tjetër ndeshje të rëndësishme, me një emër të madh. Siç njofton edhe vetë klubi, në datën 13 mund të zhvillohet një miqësore me Fenerbaçen, në stadiumin Mardan Palace.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"