Tiranës i kthehet futbollisti që solli largimin e Tefik Osmanit, Fagu lëviz formacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 8:53

Tiranës i kthehet futbollisti që solli largimin e Tefik Osmanit, Fagu lëviz formacionin

Filip Najdovski është gati për të luajtur. Futbollisti prej dy ditësh është kthyer në stërvitje. Duket se mbrojtësi do të bëjë një sforco të madhe për të qenë në fushën e lojës ditën e diel, duke zgjidhur problemet para ndeshjes me Dinamon në repartin e mbrojtjes. Kjo sepse do të mungojë Erjon Hoxhallari.

najdovski

Në këto kushte bardheblutë janë pa një qendërmbrojtës. Skuadra ka vetëm Lulajn, Haxhiun, Përgjonin dhe Micin, që mund të luajnë në qendër. Gjithsesi, bardheblutë shpresojnë shumë te rikthimi i Filip Najdovskit. Përsa i përket formacionit, Najdovski do të jetë titullar së bashku me Lulajn Përgjonin dhe Haxhiun.

Në mesfushë Jonuzi, Deliu dhe Lushkja. Në sulm treshja Latifi-Abazaj dhe Nikqi. Ndoshta Patrik do ta nis nga stoli. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. Fakt është që Tirana do të ketë mungesën e Hoxhallarit dhe Metës në mbrojtje.

tasdasdsada

MUNGESA – Najdovski mungon në një ndeshje kampionati prej 11 shkurtit 2024 në barazimin 1-1 ndaj Erzenit. Në atë ndeshje, Filipi luajti si mesfushor qendre dhe prej asaj dite është shpallur i dëmtuar. Opsioni ishte që të kthehej pas 15 ditësh, pasi kishte tërheqje të gradës së parë. Tej diagnozës zyrtare, jo zyrtarisht fjalët të çonin te një tjetër problem, përplasja brenda llojit. Najdovski ishte kapiteni i parë i skuadrës këtë sezon. Lojtari më i rëndësishëm i ekipit, madje më i miri i tetorit dhe nëntorit, sipas tifozëve.

Aq i fortë ishte Najdovski në ekip, aq sa një kërkesë e tij, e plotësuar nga presidenti Refik Halili u përdor nga Tefik Osmani si shkak për të braktisur bardheblutë. Në fund të vitit të kaluar, Osmani gjobiti 2000 euro Patrikun, pas një polemike në skuadër me një lojtar tjetër. Kapiteni Najdovski asokohe takoi presidentin Refik Halili dhe i kërkoi të mos e dënonte Patrikun. Halili vendosi të hiqte gjobën. Osmani më pas u mërzit dhe deklaroi se i kishin hequr spaletat, duke u larguar e njoftuar publikisht vendimin e tij.

Një frazë që Halili e deklaroi edhe në një emision. Çudia më pas ndodhi në janar. Najdovski u pa në fushë pa shiritin e kapitenit dhe në vend të tij ishte graduar Erjon Hoxhallari. I pyetur asokohe për këtë çështje, trajneri Julian Ahmataj deklaroi në fund të janarit se për shiritin ishte zgjedhja e kapitenit ta dorëzonte në skuadër.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"