Tirana në krizë financiare, ekipi B rrezikon të shkrihet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2018 | 13:00

Tirana në krizë financiare, ekipi B rrezikon të shkrihet

Kriza financiare duket se po kthehet në shqetësim në Kategorinë e Dytë. Pas Kevitanit që u tërhoq nga kampionati disa javë më parë, duket se edhe Tirana B po kalon një moment të vështirë. Mësohet se skuadra B e klubit kryeqytetas është në krizë financiare dhe dje situata mbërriti deri në pikën e fundit.

Tirana B

Tirana B që duhej të luante ndeshjen e radhës në kampionatin e Kategorisë së Dytë në Pukë ndaj Tërbunit, nuk ka udhëtuar fare për këtë transfertë. Burime të sigurta pranë klubit bardheblu kanë bërë të ditur se arsyet janë financiare.

Duke parë shpenzimet e shumta që ka skuadra dhe rezultatet që janë shumë të dobëta, është hedhur edhe ideja që ekipi mund të shkrihet. Zyrtarët e takimit dhe Tërbuni kanë pritur dje 45 minuta sipas rregullores dhe më pas janë larguar. Pukjanët presin zyrtarizimin e fitores 3-0 në tavolinë.

A. Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"