Tirana mposhtet nga Flamurtari, vendos Pepa. Trajneri Dede, sytë nga donatorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2013 | 12:40

Tirana mposhtet nga Flamurtari, vendos Pepa. Trajneri Dede, sytë nga donatorët

FlamurtariTIRANA-FLAMURTARI 0-1
GOLI: Pepa 44′
TIRANA: Çaka, Kalari, Xhafa, Kaja, Muça, Taku, Peposhi, Kerçiku, Çaço, Sorra, Çota; Trajner: N.Dede
U AKTIVIZUAN: Hoxha, Kastrati, Kuçi, Hysenbelliu, Syla, Marku.
FLAMURTARI: Xhelilaj, Veliu, Dushku, Kuqi, Sakaj, Telushi, Lena, Mici, Arbri, Shehaj, Pepa; Trajner: E. Gjoka U aktivizuan: Begaj, Beqiri, Liçaj, Kuçi, Qevani, Bregu, L.Shehaj, Hoxha, Nelaj, Mocka, Strakosha.
GJYQTAR: E.Dyrmishi
KARTONË TË VERDHË: Kuqi 1′, Lena 23′, Telushi 24′, Shehaj 40′
KARTON I KUQ: Telushi 45′

Tirana humbet ndaj Flamurtarit në “Skënder Halili”, në praninë e rreth 500 tifozëve. Kuqezinjtë kanë triumfuar në miqësoren e djeshme ndaj bardhebluve, falë një goli të shënuar nga Brunild Pepa në fundin e pjesës së parë. Një test i vlefshëm për të dyja skuadrat, që dëshmoi domosdoshmërinë për afrime te kryeqytetasit, dhe bindi trajnerin Gjoka se ekipi i tij është drejt konsolidimit dhe i gatshëm për të nisur garën. Ndeshja në disa momente i kaloi limitet e një miqësoreje, teksa vlonjatët shfaqeshin më agresivë dhe tepër grintozë në fushën e lojës, gjë që u shoqërua edhe me kartonë të verdhë, por nuk u shpëtuan as të kuqve. Ndeshja u kontrollua nga ana e kuqezinjtë, të cilët dominuan thuajse të gjithë lojën. Sakaq, bardheblutë, edhe pse u përpoqën, nuk arritën që të dilnin dot në lojën e tyre, madje për minuta më radhë nuk krijuan një aksion të rrezikshëm.
Pjesa e parë Takimi nis shpejt për miqtë, teksa që në të parën minutë shfaqen rrezikshëm në portën e mbrojtur nga Çaka. Pepa godet fuqishëm në zonë, por vetëm jashtë. Me kalimin e minutave Flamurtari shton presionin, teksa Mici rrezikon sërish, por grushton portieri. Minutat kalojnë dhe tentativat e bardhebluve, me anë të Takut apo Çaços, nuk përbëjnë rrezik për gardianin Xhelialaj. Vlonjatët shfaqen në të sigurt në fushë, dhe kjo gjë shton rastet për gol. Megjithatë, goli do të vinte vetëm në të 44-n minutë: Mici godet në portë, topi karambolohet dhe kthehet te Pepa, i cili gjuan fort dhe nuk gabon, duke zhbllokuar shifrat në 0-1. Flamurtari është më agresiv në fushë, dhe kjo shoqërohet me kartonë të verdhë në llogari të lojtarëve miq. Kur pritej mbyllja e këtij fraksioni, vjen edhe i kuqi për Telushin. Një ndërhyrje e ashpër e tij ndaj Çotës me takë bën që kryesori ta ndëshkojë. Mbyllet këtu kjo pjesë loje.
Pjesa e dytë Ky fraksion nis me të njëjtin ritëm, me vlonjatët në ofensivë dhe kërkues në fushë. Megjithatë, pas minutës së 65–të, në të dyja kampet fillojnë lëvizjet, si Dede, ashtu edhe Gjoka mundohen që t’u japin mundësinë të gjithë lojtarëve që kishin të gatshëm në stol. Edhe pse Tirana u mundua që të krijonte diçka, tentativat nuk rezultuan në asnjë moment efikase. Pasi jo vetëm goli që mungoi, por edhe rastet konkrete për shënim, ndonëse mesfusha e kryeqytetasve ishte tepër aktive dhe u mundua të shërbente. Por, një gjë të tillë nuk e shfrytëzuan kundërshtarët, të cilët edhe pse krijonin volum loje dhe kishin kontrollin e topit, para porte nuk u shfaqen konkretë. Raste të shumta të shpërdorura, bënë që rezultati të mos ndryshonte dhe fitorja të shkonte vetëm për miqtë e Flamurtarit.

“Mirëpresim çdo donator, por duhen zyrtarizime”
Nevil Dede e sheh ende të zymtë të ardhmen dhe pret një zgjidhje të shpejtë. “Nuk kam çfarë të them, ju e patë vetë ndeshjen. Kaq lojtarët kemi, kjo është gjendja. Sot kisha 16 futbollistë, por nesër mund të kem sërish 13. Miqësoret nuk është se janë shumë të vlefshme në këtë moment, pasi neve tani na duhet zgjidhja. Po nuk ndodhi edhe kjo, atëherë do të jemi në probleme serioze. Ne mund të futemi edhe me të rinjtë në fushë, por ideja është që të ndërtojmë një ekip. Unë si trajner mendoj të punoj me skuadrën, pasi në të kundërt më mirë t’i vendosnim drynin edhe ta mbyllim derën e këtij klubi. Ne mirëpresim çdo emër që lakohet në media, apo që e do Tiranën, por zgjidhja nuk është në dorën tonë. Neve thjesht na duhet të presim”, -tha Dede.

Memelli“Kjo skuadër më bind, jemi gati për startin”
Ernest Gjoka është shfaqur i kënaqur nga fitorja dhe nga paraqitja e lojtarëve të tij. Trajneri i Flamurtarit ka bërë llogaritë e sezonit, por nuk flet për objektiva dhe nuk bën premtime. Merkaton e quan ende të hapur për ndonjë blerje në limit. Sakaq, sipas tij, skuadra është gati për të nisur kampionatin. “Miqësoret janë të vlefshme në këtë periudhë për të parë gjendjen e skuadrës. Ekipi luajti mirë, morëm një fitore që na vlen dhe tani bëhemi gati për sezonin e ri. Cilat janë objektivat? Nuk mund të flasim tani pa e parë gjendjen e kundërshtarëve. Është ende herët. Për sa i përket merkatos, ekziston mundësia të bëjmë ndonjë përforcim tjetër, por nuk

Memelli: Kontratën në Vlorë nuk ma falën, e meritova
Migen Memelli, ish-sulmuesi i Flamurtarit, ka reaguar pas deklaratës për shtyp të klubit vlonjat, i cili ndër të tjera e pat cilësuar të pafytyrë futbollistin. Ai përjashton mundësinë që reagimi i dy ditëve më parë të jetë opinioni i Shpëtim Gjikës dhe hedh kritika të ashpra në adresë të bashkëpunëtorëve të tij. Ja reagimi i plotë i sulmuesit: “E mira do të ishte që të flisnin me emra që edhe të dija kujt t’i drejtohesha, por një përgjigje po ua jap, sepse më duket e drejtë ta marrin. Unë jam i mendimit se ai reagim nuk është i presidentit dhe mikut tim, Shpëtim Gjika. Ndaj po ju them se: 1) Privilegj nuk është t’i mbash një lojtari 4 rroga, 25% nga kësti i fundit. 2) Kontratën që kam nënshkruar e kam merituar dhe s’ma ka falur kush. 3) I pafytyrë është ai lojtar që vjen në një klub, merr çdo gjë, largohet dhe s’jep asgjë, por jo unë. E them këtë sepse kam luftuar për atë fanellë në momentet më kritike në janar-maj 2010 që të mbijetonte në kategori, plus sezoni që kaloi, ku nuk ia vlen të përmendim statistikat. 4) Nëse duan më nga unë, le të nxjerrin emër dhe u jap përgjigje të tjera. 5) Privilegjet i kam fituar me gjak dhe jo me prapaskena. 6) Mosmirënjohja është vesi më i keq që mund të ketë njeriu dhe unë për sa kam punuar aty, do t’u jem mirënjohës të gjithëve, por jo atyre që përfitojnë nga djersa dhe mundi i njërit apo x lojtari. Mirënjohje do të kem për atë president, lojtar dhe tifoz që me shpirt e kanë dashur skuadrën”, – shkruante Memelli në replikën e tij.
ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"