Tirana me mendjen te KAS-i i Lozanës, sot gjyqi me ish-sulmuesin bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2022 | 14:41

Tirana me mendjen te KAS-i i Lozanës, sot gjyqi me ish-sulmuesin bardheblu

Tirana dhe Tim Vairinen do të përballen sot më 29 nëntor në CAS Lozanë për çështjen e famshme të 123 mijë eurove.

Vairinen

Organi më i lartë sportiv në botë ka vendosur që këtë muaj të shqyrtojë padinë e çështjes KF Tirana kundër Tim Vairinen dhe Kuopion Palloseura.

Tirana kërkon prishjen e vendimit të FIFA-s për detyrimin 123 mijë euro ndaj lojtarit finlandez dhe dëmshpërblimin goxha të madh nga klubi Kuopion Palloseura ose KUPS, skuadër në të cilën luan aktualisht Tim Vairinen.

Çështja është regjistruar me numrin “CAS 2022/A/8747” dhe shqyrtohet më 29 nëntor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"