The Rock rikthehet përsëri në aksion, kësaj radhe jo në Hollywood por në WWE

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2024 | 19:04

The Rock rikthehet përsëri në aksion, kësaj radhe jo në Hollywood por në WWE

Në orët e para të mëngjesit të së dielës do të startojë, eventi më i rëndësishëm i vitit në wrestling, Wrestlemania. Ky do të jetë edicioni i 40-të i këtij eventi, që i ka fillimit që nga viti i hershëm 1984. Wrestlemania do të zhvillohet në dy net të një pas njëshme ditën e diel dhe të hënë me orën tonë lokale.

20240304_WM40_Match_CodySeth_RockRoman_FC_Saturday--d2dbdce37a71ca9343869518cd69e6ab

Pikërisht në natën e parë, ylli i Hollywoodit The Rock do të jetë në main event. Ai bashkë me kushëririn e tij Roman Reings do të ndeshen kundër Seth Rollins dhe Cody Rhodes.

Ky do të jetë një rikthim pas 11 vitesh larg ringut të WWE, për The Rock. Mos të harrojmë që ai tashmë është ndër aktorët më të paguar në Amerikë, por ishte pikërisht Wrestlingu sporti që e bëri të famshëm për botën.

Ju kujtojmë që në natën e dytë, do të ketë një ndeshje edhe një Kosovar me emrin Gzim Selmani, i njohur në ring si “Rezar”.

Të gjitha ndeshjet e Wresltemania :

bandicam 2024-04-06 19-03-21-726

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"