“Teuta kampione”/ Pashk Laska “i përvishet” Olsi Ramës: Pse nuk u habite nga deklarata e Safet Gjici? Fitove me 4 gola ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2021 | 23:38

“Teuta kampione”/ Pashk Laska “i përvishet” Olsi Ramës: Pse nuk u habite nga deklarata e Safet Gjici? Fitove me 4 gola ndaj Kukësit

“Teuta, Teuta kampione”, kështu u shpreh presidenti i Laçit, Pashk Laska, pas triumfit të djeshëm që skuadra e Laçit, arriti në “Air Albania” ndaj Tiranës. Kjo deklaratë e numrit 1 të bardhezinjve, habiti edhe drejtorin sportiv të Partizanit, Olsi Rama, i cili në studion e emisionit  “Skaner”, mbrëmjen e djeshme, u shpreh se Prokuroria duhet të nisë hetimet për këtë deklaratë të Laskës.

pjimage (6)

Ndërkohë një tjetër deklaratë vjen nga kampi kurbinas, është përsëri Pashk Laska, i cili nëpërmjet faqes zyrtare të klubit në “Instagram”, ka “thumbuar” Olsi Ramën, duke i kujtuar deklaratën e Safet Gjicit para ndeshjes me Partizanin, ku u shpreh se kampion del pikërisht Partizani.

REAGIMI I PASHK LASKËS NËPËRMJET FAQES ZYRTARE TË KLUBIT: 

 “Deklarata ime e djeshme ka ngjallur reagime të shumta, por askush nuk mund të më ndalojë të jap mendim apo të shpreh dëshira. Kam edhe unë të drejtën e fjalës, si çdokush tjetër. Në TV kam parë që është shfaqur i habitur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit.

Kurioziteti im është se si ka mundësi, që arkitekti Olsi Rama nuk u habit aspak kur Safet Gjici, presidenti i Kukësit, tha dy ditë para ndeshjes me ta se Partizani del kampion. Pas asaj deklarate Partizani fitoi, madje me katër gola diferencë. Pse nuk krijohen keqkuptime kur të tjerët shprehen se Partizani del kampion dhe ekipi i tyre më pas mposhtet nga ata, duke e vërtetuar thënien në njëfarë mënyre?.
Laska

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"