Tetë shqiptarë në fushë, derbin e kapitenëve kuqezinj e fiton… Abrashi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2024 | 23:32

Tetë shqiptarë në fushë, derbin e kapitenëve kuqezinj e fiton… Abrashi

Grasshopersi i Amir Abrashit mposhti me rezultatin 2-1 Bazelin e Taulant Xhakës, në derbin e kapitenëve shqiptarë. Të dy futbollistët e Kombëtares shqiptare mbanin shiritin në krah për skuadrat respektive, teksa në fund ai që festoi ishte Abrashi. 

MixCollage-17-Feb-2024-11-31-PM-4405

Interesant është fakti se përveç tyre, në fushën e lojës u aktivizuan edhe plot 6 futbollistë të tjerë me origjinë shqiptare.  

Bëhet fjalë për Kamerin dhe Florian Hoxhën në radhët e Grasshopers dhe Avdullahun, Kolollin, Kacurin dhe Albian Ajetin te Bazeli.  

Për sa iu përket golave, të 3 u shënuan në pjesën e parë. Momoh dhe Morani ishin autorët për Grasshopers dhe Shmid për miqtë e Bazelit.  

renditja zvicer

Falë këtij triumfi ekipi i kapitenit Abrashit barazoi me pikë në renditje ekipin e kapitenit Xhaka.   

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"