Tetë ndeshje pa e mposhtur, Laçi tenton të “thyejë” mallkimin kundër Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2024 | 9:18

Tetë ndeshje pa e mposhtur, Laçi tenton të “thyejë” mallkimin kundër Egnatias

Laçi kalon nga Vllaznia, një betejë e vështirë ndaj një skuadre në katërshe, në një tjetër sfidë “ferri”, akoma më të vështirë.

Laci-Egnatia

Në fundjavë, kurbinasit, që nuk humbasin prej pesë ndeshjesh, do të ndeshen në transfertë ndaj kryesuesve të Egnatias. Rrogozhinasit nga ana tjetër do të kërkojnë të kthehen te fitorja ndaj ekipit të Josës.

Laçi nuk fiton ndaj Egnatias prej tetë ndeshjesh. Triumfi i fundit daton në prill të vitit 2022. Më pas kurbinasit janë mposhtur në plot gjashtë sfida, teksa dy të fundit janë mbyllur në barazim.

Laçin e ngushëllon fakti se shkon pa mungesa dhe pezullime në këtë ndeshje. Skuadra e Josës do të kërkojë që minimalisht të vazhdojë ecurinë pa humbje, ndaj një rivali, që është treguar i pamëshirshëm thuajse me të gjithë në këtë edicion. Dy sfidat e para të këtij sezoni i kanë fituar rrogozhinasit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"