Tërbuni nuk ndalet, vijnë Gavazaj dhe Imami

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2015 | 18:00

Tërbuni nuk ndalet, vijnë Gavazaj dhe Imami

ImamiTërbuni vazhdon të mbetet një “kantier” ku thuajse çdo ditë afrohen dhe largohen lojtarë. Dje me skuadrën janë bashkuar në stërvitje dy mesfushorë, Allush Gavazaj dhe Eni Imami.

Mesfushori shkatërrues Gavazaj, kartonin e të cilit e ka në pronësi skuadra e Tiranës, ka arritur akordin me pukjanët dhe ka dalë në stërvitje me pjesën e tjetër të ekipit. Ai do të huazohet te Tërbuni për sezonin e ri. Gavazaj në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar ka qenë pjesë e ekipit të Bylisit. Gjithashtu, Imami do të shihet gjatë këtyre ditëve dhe më pas do të vendoset përfundimisht në lidhje me të. Po dje ka rinovuar me Tërbunin edhe titullari i dy sezoneve të fundit, Vilson Lila. Me këto tre përforcime, edhe trajneri Samuel Nikaj duket më i qetë. Megjithatë, ai pret edhe dy sulmues të tjerë që do të afrohen për të plotësuar repartin ofensiv. Tërbuni vazhdon përgatitjet për kampionatin, në një kohë që grupi po merr ngarkesën e duhur. Me ardhjen e ekipit në qytetin e Pukës, përgatitjet duken më të lehta nga klima më e mirë dhe temperaturat më të freskëta.

Vetë qendërmbrojtësi krutan, Vilson Lila, në një prononcim për “Panorama Sport” është shprehur optimist për të ardhmen dhe është i sigurt se Tërbuni do të jetë një kockë e fortë për të gjithë.

“Jam shumë i lumtur që rinovova për të tretin sezon për ekipin e Tërbunit, ku unë do të jap kontributin tim personal. Në këtë fazë përgatitore, ne duhet të mendojmë për stërvitjen dhe të bëjmë më të mirën që çdo gjë të ecë në nivelin e duhur. Ekipi po krijon një fizionomi shumë të qartë loje dhe duken se po i afrohen t’ia njohin lojën njëri-tjetrit”, përfundon Lila. Ditmir Pema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"