Tension dhe përplasje në sfidën ndaj Albpetrolit, reagon Këlcyra: Kërkuan të trukonin ndeshjen me të gjitha mënyrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2018 | 10:00

Tension dhe përplasje në sfidën ndaj Albpetrolit, reagon Këlcyra: Kërkuan të trukonin ndeshjen me të gjitha mënyrat

Këlcyra-Albpetroli ishte një përballje tepër e luftuar, madje në disa raste e kaloi luftën sportive, teksa në fund ishin vendasit ata që festuan duke triumfuar me rezultatin 1-0. Një humbje që djeg shumë për patosarakët, që e nisën kampionatin si pretendentë, teksa tani e shohin veten në vendin e 4-t shumë të shkëputur ndaj kryesuesit.

46517407_2054980594564837_5606537805825048576_n

Nuk kanë munguar akuzat në fundit e ndeshjes, teksa miqtë akuzojnë lojtarët e Këlcyrës për dhunë si dhe trajnerin, i cili qëndronte në shkallët e stadiumit për presion të vazhdueshëm.Nuk ka munguar reagimi i klubit të Këlcyrës, i cili akuzon se Albpetroli kërkoi ta trukonte ndeshjen me të gjitha mënyrat.

REAGIMI I KËLCYRËS:

Ekipi i Albpetrolit ka kerkuar te trukoi ndeshjen e sotme me te gjitha menyrat. Ne fillim me mjekun e ekipit te tyre qe ka kontaktuar me disa lojtare te ekipit tone duke u ofruar nje shume te konsiderushme lekesh. Duke mos e arritur ta arrinin qellimin e tyre me lojtaret tane ndoqen menyra te tjera me ne krye shefin e klubit te Albpetrol Ismet Cela dhe me kapitenin e ekipit te tyre Kapo. Duke pesuar humbjen e radhes sot dhe duke dal perfundimisht jashte objektivave per ne kategorine e pare ata po kerkojn qe te manipulojne opinionin publik duke aluduar se ka pasur dhune.

Lojtari i demtuar eshte perplasur me nje lojtare te ekipit tone ne nje dyluftim ne mesin e fushes dhe jane goditur ne koke. Me i demtuar ja qene lojtari i Albpetrol REDI HATIA te cilit i eshte dhene ndihma e shpejte nga te dy stafet mjekesore. Me pas eshte transportuar ne spitalin e qyetit per ndihme me te specializuar. Gjithashtu pas perfundimit te ndeshjes dhe lojtari i Kelcyres eshte shoqeruar per ne spital per kontrolle me te detajuara. Kjo eshtee verteta qe ka ndodhur sot ne Kelcyre para dhe gjate takimit te sotem dhe jo si po e manipulojne opinionin patosaraket!

Kelcyra555

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"