Telushi gati për Bylisin, Boldor nuk ia del. Te Partizani pritet të debutojë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2020 | 9:41

Telushi gati për Bylisin, Boldor nuk ia del. Te Partizani pritet të debutojë…

Partizani i trajnerit Adolfo Sormani ka arritur që periudhën e fundit të sigurojë një ecuri pozitive, që përkon me tri fitore në kampionat dhe një në Kupë, por kjo e fundit nuk vlejti për kualifikimin ndaj Besëlidhjes. Me fitoren 3-1 në Laç kampionët janë kthyer në normalitet, por në kampin e kuq akoma nuk e pranojnë se ka ardhur kthesa e madhe. Kjo gjë mund të thuhet nëse “demat” do të fitojnë dy takimet e radhës, nesër ndaj Bylisit dhe më pas derbin me Tiranën. 

ivan boldor1

Sa i përket duelit me ballshiotët, vlerësimi është maksimal, por për këtë sfidë trajneri Sormani do të ketë probleme, kryesisht në fazën mbrojtëse. Eneo Bitri është i pezulluar për nesër nga plotësimi i numrit katër të kartonëve të verdhë. Por, gjatë kësaj jave stërvitore është dëmtuar edhe Deian Boldor, që mendohej se do të zinte vendin e qendërmbrojtësit beratas.

Mbrojtësi rumun ka probleme në kaviljen e këmbës dhe përpos punës së madhe të stafeve, Boldor nuk shikohet gati për nesër. Në kushte të tilla i bie që ndaj ballshiotëve të ketë vend për një debutues në kampionat, pikërisht për Amir Bilalin. Mund të jetë një koincidencë e bukur për 25-vjeçarin nga Gostivari që paraqitjen e parë në kampionat me fanellën e kuqe mund ta bëjë ndaj ish-skuadrës, Bylisit. Bilali ka luajtur vetëm dy ndeshje zyrtare me “demat” në Kupë, një ndaj Vorës dhe të parën me Besëlidhjen.

bruno telushi

TELUSHI-

Në seancën e së mërkurës probleme pati edhe njeriu i momentit te kampionët, Bruno Telushi, që zuri keq këmbën. Lëndimi i golashënuesit më të mirë të Partizanit nuk shikohet problematik, ndaj parashikohet të jetë gati nesër ndaj Bylisit në ndeshjen që do të luhet në “Air Albania”.

Vlonjati ka munguar në dy sfidat që kampionët kanë luajtur deri tani në stadiumin e ri, por shpresohet që ai nesër të jetë në fushë duke thyer edhe tersin e dy sfidave të para. Me gatishmërinë e Telushit, i bie që problemi i vetëm për trajnerin Sormani të jetë në qendër të mbrojtjes, ku në mungesë të Bitrit dhe Boldorit, duhet të gjejë një partner për Belicën në këtë repart.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"