Te Turbina janë optimist, Allamani: Ruajmë 90% të skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2021 | 23:22

Te Turbina janë optimist, Allamani: Ruajmë 90% të skuadrës

Më në fund është zbardhur zyrtarisht data e fillimit të përgatitjeve verore. Më datë 25 korrik, Turbina do të zbresë në fushë. Këtë gjë e bën të ditur vetë trajneri Alfred Allamani për gazetën “Panorama Sport”.

allamani

“Pushimeve po u vjen fundi dhe tashmë ka ardhur koha për të filluar përgatitjet për kampionatin e ri. Ky i fundit do të fillojë në 11 shtatorë dhe për këtë gjë vendosëm si staf datën 25 korrik për të startuar. Do të kemi kohën e mjaftueshme deri në fillimin e kampionatit të ri, që do të jetë shumë herë më i fortë se ai i kaluar.

Them kështu, pasi është vetëm një grup dhe janë shumë skuadra, kështu që vështirësia është tepër e madhe për çdo ekip. Ne kemi planet dhe strategjinë tonë, ku do kërkojmë të mos rrezikojmë rënien. Nga ana tjetër, ekipi do të jetë 90% ai i sezonit të kaluar, ku të paktë janë ata që do të largohen nga skuadra. Do të bëjmë një merkato cilësore, ku përveçse do të zëvendësojmë të larguarit, do të blindojmë çdo repart. Jemi në negociata me disa lojtarë me përvojë dhe presim edhe disa që kanë shprehur dëshirën për t’u rikthyer”, tha trajneri Alfred Allamani.

MARIGLEN MIRAKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"