“Te Reali stërvitesha i dehur”, ish-futbollisti brazilian shokon me rrëfimin: Lahesha me parfum për të fshehur erën e alkoolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 18:33

“Te Reali stërvitesha i dehur”, ish-futbollisti brazilian shokon me rrëfimin: Lahesha me parfum për të fshehur erën e alkoolit

Historia e Realit të Madridit ka qenë e mbushur me shumë brazilian që kanë shkëlqyer në fushë me fanellën e “Los Blancos”. Ideja e klubit për transferimin e tyre në masë shpesh ka rezultuar edhe problematike me disa futbollist të cilët nuk mund ta përballonin dot presionin e madh që kishte në klub dhe zhgënjenin me sjelljen e tyre siç ishte dhe rasti i mbrojtësit brazilian Sisinjo.

867867

41-vjeçari ka bërë një rrëfim shokues për televizionin “EPTV” ku ka treguar se në kohën kur ishte një lojtarë i madrilenëve stërvitesh i dehur dhe se erën e alkoolit mundohej ta fshinte nëpërmjet parfumit.

“Jam stërvitur i dehur me Realin. Kam pirë një kafe për të hequr erën e alkoolit si dhe jam larë me parfum.

Në profesionin tim të kesh kontakt me alkoolin është shumë e thjeshtë, në çdo vend që vete dikush të ofron gjithmonë për të pirë falas.

Kam pirë për herë të parë në moshën 13-vjeçare dhe që atherë nuk kam ndalur më, fshihesha nga familjarët dhe miqtë. Kam një djalë 15 vjeç dhe i kërkoi falje çdo ditë për gabimet që kam bërë.”, u shpreh Sisinjo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"