“Të provokojnë dhe më pas bëjnë viktimën”, Solomon bën filozofin në prag të derbit me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 15:57

“Të provokojnë dhe më pas bëjnë viktimën”, Solomon bën filozofin në prag të derbit me Tiranën

Theofilus Solomon ka qenë në shënjestër të kritikëve që pas ndeshjes me Bylisin. Sulmuesi nigerian po shfrytëzon rrjetet sociale për t’u dhënë përgjigje sulmeve të tij, pa përdorur emra të përveçëm.solomon

Ditën e djeshme, përmes llogarisë të tij në “Instagram”, Solomon ka bërë filozofin. 24-vjeçari ka postuar një citat në formë mesazhi në gjuhën angleze, që nënkupton situatën ku ai ndodhet.

“Njerëzit do të provokojnë deri sa ata të të detyrojnë që të nxjerrës anën tënde të shëmtuar dhe më pas të bëjnë viktimën”.

Ky është mesazhi filozofik i Solomonit në prag të derbit. Në fazën e parë nigeriani shënoi gol ndaj bardhebluve.

Një tjetër postim me mesazh tëqartë, sulmuesi e ka bërë edhe ditën e sotme, ku shkruan se urrehet për një gabim.

SOL

“Nuk jam perfekt jam njeri si ju të gjithë, që përpiqet të bëj atë që do më shumë. Ju nuk e dini dhimbjen time dhe çfarë kam kaluar unë dhe ju më gjykoni e më urreni për një gabim. Botë qesharake”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"