“Të mbrojmë të drejtat me thikë në dorë”, trajneri ironizon për sulmet e fundit ndaj teknikëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2018 | 16:22

“Të mbrojmë të drejtat me thikë në dorë”, trajneri ironizon për sulmet e fundit ndaj teknikëve

Trajneri i Sopotit, Klajdi Kënga, ka reaguar me një postim në “Facebook” për incidentin që i ndodhi dje trajnerit të Tiranës U-17, Migen Memellit. “Prindër të sëmurë që paguajnë për shëndetin e fëmijëve të tyre, sepse Sporti në radhë të parë të jep Shëndet, por jo, nuk arrijnë ta kuptojnë!

Memelli2

Me Thikë në dorë shkojnë dhe mendojnë se po mbrojnë të drejtat e fëmijës, duke sulmuar Trajnerin, Mësuesin, Edukatorin, tek i cili kanë kaq vite që e paguajnë dhe sot çuditërisht para syve të gjithë fëmijëve të tjerë dhe veçanërisht të djalit të tij jep një Shembull Horror, duke menduar se po mbron të drejtat e fëmijës së tij, por ndërkohë duke rrezikuar jetën e një Trajneri, që mundohet të bëjë punën për të mbajtur familjen e tij. Pasioni dhe Misioni i presor Nestit, Migenit dhe i të gjithë Trajnerëve është më i madh dhe më i fortë se Arma ‘Injorancë’ e çdokujt që mendon se ky veprim i jep të drejtë!”, ishin fjalët e Këngës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"