“Te Juventusi mësoj nga Bonuçi dhe Kielini”, rrëfehet De Ligt: Ja çfarë bëja deri 15 vjeç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2020 | 18:57

“Te Juventusi mësoj nga Bonuçi dhe Kielini”, rrëfehet De Ligt: Ja çfarë bëja deri 15 vjeç

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs De Ligt erdhi me mjaft bujë nga Ajksi te Juventusi në merkaton e verës, si një mbrojtës i cili shihet si i duhuri për të marrë në dorë frerët e prapavijës së “Zonjës së Vjetër”, duke qenë se Kielini fillimisht dhe Bonuçi pak më vonë do të vija dita kur do të largohen.

de ligt

Janë pikërisht 2 mbrojtësit italianë nga të cilët 21 vjeçari po mëson shumë në lidhje me të qenurit një mbrojtës i mirë, megjithatë ai nuk harron as shokun te Përfaqësuesja e Holandes, Virgil Van Dijk, për të cilin thotë se bëjnë një dyshe të bukur.

matthijs-de-ligt-virgil-van-dijk-netherlands_1ta1qqxkylu3p1k62bgd5i5jhd

Për më tepër, në intervistën e dhënë për “Champions Journal”, De Ligt ka folur gjithashtu edhe për kohën kur luante si mesfushor dhe shënonte gola, karrierë e cila zgjati deri 15 vjeç.

de ligt

“Nëse je gati nga ana psikologjike, askush s’të ndalon dot. Pikërisht kjo është tepër e rëndësishme për një mbrojtës. Në fakt unë deri 15 vjeç luaja si mesfushor, shënoja gola dhe jepja asiste. Mirëpo, më pas më thanë të se është më mirë të luaj si mbrojtës.

TURIN, ITALY - MAY 14:  Giorgio Chiellini (L) of Juventus FC celebrates after a goal with team mate Leonardo Bonucci during the Serie A match between Juventus FC and UC Sampdoria at Juventus Arena on May 14, 2016 in Turin, Italy.  (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Është shumë bukur të luash me një nga më të mirët në botë (Van Dijk). Ne përbëjmë një dyshe të bukur. Ndërsa te Juventusi kam gjetur Kielinin dhe Bonuçin, mbrojtës me shumë eksperiencë dhe nga të cilët mësohem të nxjerr mësime,” deklaroi De Ligt.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"