“Te Bylisi jam rritur”, mbrojtësi Janku: Do të jemi ekip më i fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2020 | 20:34

“Te Bylisi jam rritur”, mbrojtësi Janku: Do të jemi ekip më i fortë

Stivian Janku mbylli sezonin e tij të dytë në Ballsh, duke qenë një nga titullarët e skuadrës në mbrojtje. 23- vjeçari do të vijojë që të luajë me Bylisin edhe në sezonin e ardhshëm.

janku

“Ka qenë një sezon i mirë për mua në aspektin personal, sepse kam luajtur thuajse një sezon të plotë nga minuta e parë. U jam mirënjohës drejtuesve të klubit që kanë besuar tek unë, por kam luajtur edhe në krah të mbrojtësve me eksperiencë si Bicaj, Goxhaj apo Shkalla. Padyshim që ka qenë një sezon që në aspektin personal më ndihmon shumë për të ardhmen.

Kemi zhvilluar një kampionat të mirë, por ndeshja më e veçantë ka qenë për mua në Shkodër, pasi kam shënuar golin e fitores, dhe sigurisht që jam ndier shumë mirë në atë sfidë”, u shpreh fillimisht Janku.

SEZONI I RI- Janku thotë se Bylisi do të jetë një skuadër dinjitoze edhe në sezonin e ri futbollistik. “Ne kemi qenë një ekip që çdo kundërshtari i jemi imponuar, dhe këtu e kam për ekipe si Tirana apo Kukësi e Skënderbeu, pa harruar Partizanin e ndonjë tjetër. Loja e bukur ka qenë synimi ynë gjatë gjithë edicionit të shkuar dhe në sezonin e ri do të kërkojmë të jemi në radhë me skuadrat më të mira”, përfundoi Stivian Janku për “Panorama Sport”.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"