Talenti i Shpresave gati për hapin e madh në karrierë, e pret skuadra e Serisë B në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2021 | 19:07

Talenti i Shpresave gati për hapin e madh në karrierë, e pret skuadra e Serisë B në Itali

Sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë, Aristidi Kolaj është afër një hapi të madh në karriere teksa pritet të luajë në Serinë B për skuadrën e Peruxhias.

kolaj

22 vjeçari është futbollist në pronësi të Sasuolos, por vitin e kaluar u huazua tek Pro Patria në Serinë C, duke zhvilluar një sezon mjaft të mirë. Peruxhia, e cila sapo është ngjitur në Serinë B e shikon talentin shqiptar si element të rëndësishëm për të luftuar sezonin e ri të luftojnë në kampionat.

Ende nuk ka një zyrtarizim të marrëveshjes, por dy klubet po punojnë për detajet e fundit teksa pritet që shumë shpejt Kolaj t’i bashkohet Peruxhias. Aristidi Kolaj është futbollist i lindur në Itali, por që është aktivizuar me 21 vjeçarët e Shqipërisë më herët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"