Synohet kreu, Shpresat kuqezi luajnë sot për të mposhtur Finlandën në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 9:06

Synohet kreu, Shpresat kuqezi luajnë sot për të mposhtur Finlandën në “Air Albania”

Kombëtarja U-21 ka kryer dje seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes së sotme kualifikuese të vlefshme për “Euro 2025” ndaj Finlandës në stadiumin “Air Albania”, ora 17:00.

WhatsApp Image 2024-03-22 at 10.31.11

Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi është stërvitur në impiantin më modern në vend, për tu ambientuar me fushën dhe për të pasur gati çdo detaj para ndeshjes. Në dispozicion të stafit teknik kanë qenë të gjithë lojtarët, që gëzojnë formë të plotë dhe nuk kanë probleme fizike.

Skuadra në seancën e djeshme ka zhvilluar më shumë stërvitje me topin, pa ngarkesa fizike, duke punuar më shumë me skemat e lojës dhe situata të ndryshme të ndeshjes. Trajneri Alban Bushi ka gati edhe 11- shen e kësaj sfide, por është kujdesur që gjithçka të qëndrojë e fshehtë.

Sfida e radhës është shumë e rëndësishme për fatet e këtyre eliminatoreve, pasi do të mund të afroheshin me kreun. Shqipëria U-21 renditet e treta me 9 pikë pas 5 ndeshjesh, një më pak se Rumania dhe dy më pak se Zvicra. Me këtë të fundit Shpresat tona do të ndeshen në sfidën e radhës më 26 mars po në Tiranë. Hyrja në stadiumin “Air Albania” në të dyja ndeshjet e Shqipërisë U-21 do të jetë falas.hgfjhk

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"