Superfavoritë dhe jofavoritë, bastet parashikojnë dy fate të ndryshme për Partizanin e Tiranën këtë javë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2023 | 23:33

Superfavoritë dhe jofavoritë, bastet parashikojnë dy fate të ndryshme për Partizanin e Tiranën këtë javë

Kompanitë e basteve e konsiderojnë Partizanin favorit absolut për të kaluar në turin e dytë të Ligës së Konferencës në betejën e dytë ndaj Atletik D’Eskaldes në “Air Albania”, ditën e nesërme.

partizani

Fitorja e të kuqve kuotohet me koeficientin 1.34, ndërkohë që barazimi vlerësohet me 4.75. Ndërkohë, triumfi i miqve vlerësohet me koeficientin 7.75, diferencë e madhe me të kuqtë. Mbetet të shihet nëse bastet do të kenë bërë parashikimin e duhur.

Komplet e kundërta është ajo që ndodh me Tiranën vetëm dy ditë më vonë.  Turqit janë favoritë në bastet sportive për sfidën që do të luhet në kryeqytet mes Beshiktashit dhe Tiranës.

TIRANA HASANI NUNES

Fitorja e turqve kuotohet 1.5. Barazimi është 4.1, ndërsa fitorja e Tiranës vlerësohet 5.7. Ndeshja luhet ditën e enjte më datën 3 gusht. Kujtojmë që Tirana e kishte koeficientin e fitores në Gjeorgji 5 dhe ia doli që të kualifikohej duke kaluar në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"