Sulmuesi kuqezi nuk ndalet me golat, vjen i 20-ti i këtij kampionati në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2024 | 22:37

Sulmuesi kuqezi nuk ndalet me golat, vjen i 20-ti i këtij kampionati në Itali

Kristian Shpendi nuk ka të ndalur në këtë sezon në futbollin italian. Sulmuesi i kombëtares Shpresa, sot ka shënuar golin e tij të 20-të në këtë edicion në Serinë C me fanellën e Çezenës, duke qenë gjithnjë e më shumë bomberi i kësaj kategorie.

shpendi

Në ndeshjen e sotme ndaj Gubios, në minutën e 74-t të takimit, ai ishte pjesë e një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës së tij dhe me një gjuajtje me të djathtën nuk i la kohë portierit të reagonte, duke shënuar golin e rezultati 2-0 me të cilin u mbyll kjo sfidë.

Për Shpendin ky është goli i 20-të i sezonit, në të cilin ai është kthyer në nja nga emrat më të lakuar në Serinë C, por edhe më të kërkuar në merkato. Mediat italiane raportojnë javë pas jave për interesimin e klubeve të ndryshme për futbollistin shqiptar, i cili duket se do të ketë një të ardhme të sigurt në elitën e futbollit në Itali.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"