Sulmuesi i Burrelit, Farruku: Jemi 100% gati, ndaj Besës vetëm për triumf

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2024 | 10:47

Sulmuesi i Burrelit, Farruku: Jemi 100% gati, ndaj Besës vetëm për triumf

Burreli është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për javën e 17-të. Kampionati për ta rinis në fushë asnjanëse të Lushnjës, por misioni nuk ndryshon. Luajnë vetëm për fitore përballë Besës dhe kësaj i mëshon fort edhe Florenc Farruku, gjatë një prononcimi të dhënë për gazetën “Panorama Sport”.

farruku

Autor i tre golave në kampionat, dy prej ndaj kavajasve në fazën e parë, beson fort te pikët e plota. “Për vetë pozitat që kanë skuadrat në renditje, parashikoj një ndeshje të fortë. Pavarësisht vështirësive që mund të ketë kjo ndeshje, ne udhëtojmë drejt Lushnjës, me objektivin e qartë. Duam që të marrim maksimumin e pikëve”, tha fillimisht 22-vjeçari.

Edhe pse janë mundur gjatë tri miqësoreve të zhvilluara në minifazë, sulmuesi mendon se fituan shumë më shumë. “Na shërbyen shumë ato miqësore, përtej rezultatit final. Na kanë ndihmuar për të harmonizuar skuadrën dhe qëllimi ai ishte. Tani mendoj se jemi gati për të rinisur garën.

Me përgatitjet e bëra dhe me përkushtimin e futbollistëve, jam i bindur se do ta përballojmë me sukses pjesën e mbetur të kampionatit”, përfundoi Farruku.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"