Sulmuesi Farruku: Trepikëshi është objektivi i vetëm i Burrelit, me Besën të harrojmë humbjen me Luzin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2024 | 16:16

Sulmuesi Farruku: Trepikëshi është objektivi i vetëm i Burrelit, me Besën të harrojmë humbjen me Luzin

Burreli do të presë nesër Besën, ku të dy ekipet synojnë që të largohen sa më shumë nga zona e rënies, ku më të qetë janë matjanët. Në memorien e sportdashësve ka mbetur ndeshja e fazës së parë, ku Burreli fitoi në shifrat 4-1, ku dy nga golat e shënuar mbajnë firmën Florenc Farrukut.

farruku

22-vjeçari në prag të sfidës së nesërme me Besën u shpreh: “Ballafaqimet me Besën kanë qenë gjithmonë interesante dhe janë karakterizuar nga lufta e fortë sportive. Për vetë rezultatin e arritur në fazën e parë ndaj Besës, ka qenë një nga ndeshjet më të bukura që kemi bërë deri tani në këtë kampionat. Shpresoj të bëjmë njëjtën paraqitje edhe të shtunën ndaj kavajasve.

Jemi përqendruar te Besa dhe marrja e tri pikëve është objektivi ynë i vetëm. Është një ndeshje që po e presim me padurim, jo vetëm për të realizuar objektivin, por dhe për të shlyer atë paraqitje aspak dinjitoze në ndeshjen e fundit ndaj Luzit. Me përkrahjen e sportdashësve tanë jam optimist se do ta kalojmë me sukses”, u shpreh Florenc Farruku.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"