Sulmi ndërtohet nga e para me emra të njohur, si ndryshoi Kastrioti në merkaton e janarit (LISTA E PLOTË)
Kastrioti ka bërë ndryshime të rëndësishme në merkaton e janarit, ndonëse nuk ka bërë shumë ndërhyrje. Krutanët kanë përforcuar repartin e sulmit, ku ekipi ka shfaqur vështirësi gjatë pjesës së parë të sezonit.
Ndryshimet janë bërë në ditët e fundit të merkatos, me afrimin e dy emrave shumë të njohur në futbollin shqiptar si Redon Mihana dhe Arturo Rehxinaldo. Të dy kanë spikatur në elitën e futbollit në vendin tonë dhe tani duhet të ndihmojnë krutanët të zgjidhin problemet në vijën e parë.
Kështu, trajneri Ardian Mema do të ketë më shumë alternativa në repartin e avancuar, që të tentojë në pjesën e mbetur të sezonit që të largojë Kastriotin nga fundi i tabelës, ku për momentin po lufton për mbijetesën në Superiore.
PANORAMASPORT.AL
