Stoli përgjigjet, Dinamos nuk i mungojnë alternativat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 20:49

Stoli përgjigjet, Dinamos nuk i mungojnë alternativat

Ndeshja e fundit me Egnatian, përveç pikës së fituar, dha edhe disa përgjigje pozitive për Dinamon, duke nisur nga fakti se skuadra pati forcë të reagojë pas një humbjeje në kampionat, madje edhe duke qenë në disavantazh ndaj Egnatias që kryeson Superioren.

dinamo

Këto sinjale në fakt ishin dhënë edhe në javët e mëparshme nga blutë, sinjali plus ka të bëjë me stolin e kryeqytetasve. Trajnerit Dritan Mehmeti i mungonin në Rrogozhinë të dy qendërmbrojtësit titullarë, Hoxha dhe Behiratçe, megjithatë mbrojtja ‘e re’ sërish ishte në nivelin e kërkuar.

Stivian Janku dhe Alesio Mija, që luajtën nga minuta e parë, ditën fare mirë ta përballonin një ndeshje të vështirë, madje si për koincidencë që të dy i shkuan shumë pranë golit, duke imituar deri diku kapitenin Rustem Hoxha. Një tjetër përgjigje pozitive në këtë drejtim dha edhe mesfusha, me aktivizimin e Klevi Qefalias titullar, në vend të Andonit.

Blutë në fakt kanë një organikë të pasur, madje ka lojtarë të ardhur në merkaton e dimrit, si Bamba e Çuni, të cilët nuk grumbullohen fare. Por nuk është vetëm çështje sasie, Dinamo ka edhe cilësi në stol, ka një skuadër të kompletuar gati në çdo sektor, çka do të thotë se sido që të shkojë ky sezon, bazat për të ardhmen janë të forta tashmë.

Jo vetëm titullarët, por edhe të ashtuquajturit lojtarët e stolit janë gati të marrin përgjegjësitë e tyre në çdo moment, siç duhet të jetë realisht në një skuadër që ka pretendime madhore.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"