Stërvitje me mungesa, Skënderbeu pret lajme nga infermieria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2023 | 11:05

Stërvitje me mungesa, Skënderbeu pret lajme nga infermieria

Skënderbeu vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, që do ta zhvillojë të premten e 24 nëntorit ndaj Teutës në Korçë, në orën 17:00. Me katër mungesa për shkak të grumbullimeve të lojtarëve me Kombëtaret U-21 dhe U-19, trajneri Ivan Gvozdenoviç ka vijuar punën normalisht me pjesën tjetër të skuadrës.

lico skenderbeu

Veçmas grupit, edhe ditën e djeshme kanë punuar sulmuesi Uçe Sebastine dhe mbrojtësi i majtë, Klevis Shaqe, të cilët janë në fazë riaftësimi pas dëmtimeve të pësuara. Korçari vuan nga një problem me kavilje pas asaj përplasjeje ndaj Tiranës, ndërsa nigeriani ka një frakturë të trinës së këmbës, të shkaktuar gjatë një seance stërvitore.

Këto për momentin janë dy mungesat e sigurta të Gvozdenoviç për ndeshjen e radhës. Nëse për Uçen mund të themi se është e sigurt mungesa e tij, shpresat janë ende për një rikuperim të Shaqes, që do të ishte një plus i madh për trajnerin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"