Statistikat/ Fusha e Flamurtarit makth, Luftëtari ka 40 vite pa fituar në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2018 | 15:48

Statistikat/ Fusha e Flamurtarit makth, Luftëtari ka 40 vite pa fituar në Vlorë

Fitorja e fundit e Luftëtarit në Vlorë daton më 19 shkurt 1978 me shifrat 1-2. Që prej asaj ndeshjeje, gjirokastritët e kanë pasur mision të pamundur marrjen e tri pikëve në stadiumin “Flamurtari”.

Flamurtari-Luftetari2

Kanë barazuar disa herë, por fitore nuk kanë marrë dot. Por, në kampin bluzi shpresojnë që tersi të thyhet pikërisht në ndeshjen e sotme, duke parë edhe formën e mirë që po kalon skuadra e drejtuar nga trajneri Lika.

Besimi te treshja sulmuese me Shkurtajn, Abazajn dhe Bregun, i bën tifozët gjirokastritë të besojnë se mund ta thyejnë këtë tabu, e cila zgjat prej shumë vitesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"