Starova me ndihmës të ri, ja kush do të jetë zv.trajner te Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2019 | 23:30

Starova me ndihmës të ri, ja kush do të jetë zv.trajner te Laçi

Sinan Bardhi do të jetë ndihmësi i Sulejman Starovës te Laçi. 55-vjeçari i është bashkuar prej 2 ditësh skuadrës kurbinase, duke kompletuar kështu stafin teknik.

Laci starova

Bardhi është një ekspert i Kategorisë së Parë, teksa në të kaluarën ka drejtuar disa klube si Turbina, Burreli, Besëlidhja, Mamurrasi, etj. Kjo nuk është hera e parë që tekniku bëhet pjesë e Laçit, pas më herët ka qenë në krye të bardhezinjtë, në kohën kur kjo skuadër garonte në Kategorinë e Parë.

Bardhi

U fol se 55-vjeçari do të merrte drejtimin e Kamzës, por marrëveshja dështoi, pasi palët nuk ranë dakord për bashkëpunimin dhe kësisoj, trajneri vendosi të bëhej pjesë e Laçit. Ai do të debutojë këtë fundjavë në sfidën ndaj Luftëtarit në Gjirokastër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"