“Stadiumi i vdekur i Durrësit”, ish-sekretari i FSHF bën sërish ironi me Osmanin: Kërkoj falje që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2018 | 12:15

“Stadiumi i vdekur i Durrësit”, ish-sekretari i FSHF bën sërish ironi me Osmanin: Kërkoj falje që…

Polemikat në distancë mes ish-sekretarit të FSHF-së, Eduard Prodani, dhe mbrojtësit të Teutës, Tefik Osmanit vazhdojnë. Pak javë më parë, pas ndeshjes mes Teutës dhe Partizanit, ishte Eduard Prodani që në disa komente, e cilësonte stadiumin e Durrësit si të vdekur, dhe vetëm pse shkoi Partizani, u mbush, dhe lojtarët filluan të luanin edhe fort ndaj “demave”.

osmani prodani

Ndërkohë, edhe ditën e sotme, përsëri Prodani ka ngacmuar Osmanin, ku në një foto gjatë ndeshjes mes Teutës dhe Laçit një ditë më parë, ka kapur një moment ku duket se stadiumi nuk është aq plot i mbushur.

“Kërkoj falje për komentin e nxituar që bëra për stadiumin e Durrësit në ndeshjen me Partizanin…” – shkruan me ironi Prodani, teksa në foto ka etiketuar edhe Tefik Osmanin.

49441993_447755979099832_9070856631482318848_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"