SPECIALE/ Nga Xhaka te Meguajër, kur shiriti hiqet pa mëshirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2023 | 22:25

SPECIALE/ Nga Xhaka te Meguajër, kur shiriti hiqet pa mëshirë

Herri Meguajër u është bashkuar një liste të gjatë lojtarësh, të cilëve u është hequr shiriti i kapitenit në mënyrë të pamëshirshme nga trajneri.

meguajer

Mbrojtësi i Mançester Junajtidit konfirmoi të dielën se nuk është më kapiteni i “djajve të kuq”. Pas bisedimeve me trajnerin Erik ten Hag, 30-vjeçarit iu hoq shiriti që mbante prej vitit 2020. Meguajër pranoi se është “jashtëzakonisht i zhgënjyer” me vendimin, por nuk është lojtari i parë që i hiqet kjo përgjegjësi.

“The Sun” ka publikuar një listë me gjashtë kapitenë të tjerë që humbën shiritin, duke përfshirë tre yje të Arsenalit dhe një ishkapiten të Anglisë, që e humbi shiritin dy herë.

XHON TERRI – Xhon Territ iu hoq dy herë shiriti i kapitenit të Anglisë gjatë karrierës së tij. Së pari, mbrojtësi e humbi atë në vitin 2010 pas dyshimeve për një raport me ish-të dashurën e shokut të skuadrës, Uejn Brixh. Kapiteni i Çelsit e rifitoi sërish këtë rol në kombëtare, por u zhvesh përsëri prej kësaj përgjegjësie në vitin 2012 pas akuzave për komente raciste ndaj Anton Ferdinandit të QPR-së.

ddfdfdfssdffdf

GRANIT XHAKA – Unai Emeri e bëri Granit Xhakën kapitenin e tij të Arsenalit në vitin 2019, por mesfushori do të zgjaste më pak se një vit si lideri i skuadrës. Gjatë një ndeshjeje kundër Kristal Palasit, tifozët e “topçinjve” e vërshëllyen, ndërsa Xhaka mbylli veshët dhe u largua i zemëruar drejt tunelit. Emeri e përshkroi përgjigjen e Xhakës si “të gabuar” dhe e zëvendësoi atë si kapiten me Pierr-Emerik Obamejangun.

sdfsdfsdfsdffdsdfs

PIERR-EMERIK OBAMEJANG – Sulmuesit gabonez iu hoq shiriti i kapitenit të Arsenalit, edhe pse ai do të qëndronte më gjatë në këtë rol. Mikel Arteta e largoi sulmuesin nga posti i kapitenit pas një sërë shkeljesh disiplinore, të cilat ai i quajti dështim të përmbushjes së detyrave të tij. Sulmuesi do të largohej nga klubi vetëm një muaj më vonë, duke iu bashkuar Barcelonës në një transferim me parametër zero.

UILLIAM GALLAS – Ylli i tretë dhe i fundit i Arsenalit në këtë listë, Uilliam Gallas, u bë kapiten në vitin 2007, një vit pasi u transferua në “Emirates”. Megjithatë, mbrojtësi francez foli për mediat për tensionet në skuadër në vitin 2008 dhe atij iu hoq shiriti nga Arsen Venger. Gallas kishte sulmuar shokët më të rinj të skuadrës dhe gjithashtu u gjobit dhe u përjashtua nga “topçinjtë”.

dddsfsdfssfd

XHOI BARTON – Përplasja famëkeqe e Xhoi Bartonit në ndeshjen kundër Mançester Sitit në ditën e fundit të vitit 2012, e pa atë të humbasë shiritin dhe të largohej nga QPR. Barton u përjashtua për shkak të goditjes me bërryl ndaj Karlos Tevezit para se të godiste Serxho Agueron dhe tentuar të gjuante me kokë Vinsent Kompaninë. QPR-ja u përgjigj duke i hequr shiritin e kapitenit dhe duke e dërguar në huazim te Marseja më vonë atë verë.

SAMUEL ETO – Legjenda e Kamerunit Samuel Eto humbi pozicionin e tij si kapiten pas eliminimit të kombëtares së tij në fazën e grupeve nga Kupa e Botës 2014. Pasi afrikanët humbën të tria ndeshjet e tyre, Stefan M’Bia u emërua si kapiteni i ri i ekipit kombëtar. Eto iu përgjigj këtij injorimi, duke njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar, pasi vendosi një rekord: 56 gola në 118 ndeshje.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"