Spanja shkatërroi 6-0 Gjermaninë, flet Enrike: Mos thoni që kundërshtari nuk kishte lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 15:55

Spanja shkatërroi 6-0 Gjermaninë, flet Enrike: Mos thoni që kundërshtari nuk kishte lojtarë

Luis Enrike është i kënaqur me fitoren që Spanja e tij arriti ndaj Gjermanisë me rezultatin 6-0 dhe tregon krenarinë në deklaratën për mediat. Ai thotë se gjermanët kishin formacionin më të mirë në fushën e lojës dhe askush nuk duhet ta mohojë këtë fitore të madhe të skuadrës së tij.

Luis Enrike

FITORJA – “Këto janë mbrëmjet që, për fat të keq, vijnë rrallë në jetë, por duhet t’i shijosh. Futbollistët u futën në fushë me dëshirën e duhur dhe gjithçka shkoi sipas planit që kishim përgatitur. Kur ka kualitet dhe grintë në fushë, kjo është ajo që do të ndodhë”.

GJERMANIA – “Luajtën me formacionin e tyre më të mirë, me përjashtim të Kimishit i cili është i dëmtuar. Ne kemi bërë më shumë rrotacion sesa Gjermania. Nuk e pranoj faktin që nuk kishin ekipin më të mirë. Që nga fillimi i ndeshjes ne bëmë presion dhe luajtëm shumë mirë. Do të vinte një moment i tillë dhe po e prisja. Do të jetë diçka e bukur që të luajmë në finalet e këtij kompeticioni”.

REVOLUCION – “Nuk mendoj se është revolucion. Unë marr futbollistët më të mirë për kombëtaren. Kemi shumë mungesa, por kemi një grup të shkëlqyer me 30 ose më shumë futbollistë që mund të vijnë dhe të ruajnë nivel të lartë”.

GOLAT – “Unë jam i durueshëm dhe e di që në futboll duhet të presësh. Sulmuesit që kemi janë me shumë kualitet dhe unë kisha thënë që do të shënojmë. Objektivi është që t’i fitojmë ndeshjet ku jemi më mirë se kundërshtari”.

DËMTIMET – “Besoj që janë gjëra të vogla dhe pa rëndësi. Shpresoj që futbollistët të rikthehen me skuadrat e tyre”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"