Sopoti gjen garancinë në mesfushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2015 | 15:17

Sopoti gjen garancinë në mesfushë

sopoti bNjë lojtar që po spikat jo pak te Sopoti që sezonin e shkuar është mesfushori Ilir Kastrati. I formuar si futbollist në Greqi te Panathinaikos, pasi ka provuar eksperienca me Tiranën dhe ekipe të tjera në Shqipëri, po kalon sezonin e dytë te Sopoti ku ka gjetur formën e tij më të mirë.

Ndaj Turbinës tregoi shumë nga aftësitë e tij duke qenë lojtari kryesor që i dha fitoren të tijve. Fitoi një 11-metërsh, dha asist për Bërdufin në golin e dytë dhe ishte i pakalueshëm në mesfushë. Tekniku Bozhani nuk i kursen elozhet për lojtarin e tij. “Jam me fat që kam gjetur Kastratin te Sopoti”, ka thënë trajneri për mesfushorin.

Përgatiti: Ledion Qoshku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"