Skuadra e Ronaldos bën ofertë për rivalin e Asllanit, zikaltërit tentojnë afrimin e më të kërkuarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2023 | 13:03

Skuadra e Ronaldos bën ofertë për rivalin e Asllanit, zikaltërit tentojnë afrimin e më të kërkuarit

Arabia Saudite është kthyer në parajsën e futbollistëve që luajnë në Europë. Së fundmi, mundësinë për të shkuar në Al Nasr, e ka edhe mesfushori Marselo Brozoviç, për të cilin tashmë në zyrat e Interit ka mbërritur edhe një ofertë.

asllani brozovic

Arabët kërkojnë shërbimet e mesfushorit dhe kanë paraqitur një ofertë në zyrat e Interit, por që ende nuk bëhet e ditur shuma e ofruar nga ta. Interi do ta linte të lirë Brozoviç nëse mbërrin një ofertë rreth 25 milionë euro, ndërkohë që në pozitat e tij luan edhe mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani.

Në rast se Brozoviç shitet, Interi do të mbyllte menjëherë transferimin e Davide Fratesit. Mesfushori i Sasuolos po kërkon nga gjysma e Serisë A, por mediat italiane raportojnë se Interi ka arritur një akord paraprak me klubin për shëbrimet e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"