“Skënderbeu për ‘Final 4’, ky kampionat nuk ka diferenca”, legjenda Jani Kaçi: Ju tregoj liderin e ri të sulmit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2024 | 20:28

“Skënderbeu për ‘Final 4’, ky kampionat nuk ka diferenca”, legjenda Jani Kaçi: Ju tregoj liderin e ri të sulmit

Skënderbeu tregoi forcën ndaj Tiranës duke marrë një fitore tepër të rëndësishme dhe deri diku të papritur në transfertë. Fitore kjo që do të risë moralin tek korçarët edhe në ndeshjen e radhës në transfertën durrsake.

Jani-Kaci-mix

I këtij mendimi është ikona korçare e portës, Jani Kaçi, i cili në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, flet për fitoren e fundit të Skënderbeut dhe ecurinë e korçarëve në këtë sezon. Kaçi ndalet edhe te kampionati, të cilin e quan të paparashikueshëm dhe mbi të gjitha pa një ekip që të diktojë sezonin.

Profesor Kaçi, fitorja e Skënderbeut me Tiranën ishte një fitore e papritur?

Të them të drejtën, nëse do i referohemi asaj që shumëkush parashikonte në këtë takim dhe nisur nga rezultatet e fundit të Skënderbeut mund ta quajmë një fitore të papritur. Por nëse shohim edhe ndeshjet kur Skënderbeu ka humbur, ka qenë një ekip që ka prodhuar lojë dhe mbi të gjitha ka dominuar gjithmonë kundërshtarin. Mendoj që është një fitore shumë e rëndësishme.

Çfarë note do t’i vinit ekipit në këtë ndeshje?

Dukshëm, ishte një ekip i punuar i mirëvendosur në fushë dhe mbi të gjitha me dëshirë dhe grintë për të bërë mirë. Kemi dominuar fizikisht kundërshtarin dhe kemi pasur shumë raste për shënim. Mund të them se ajo që më ka pëlqyer në këtë ndeshje ka qenë saktësia e sulmuesve, pasi kjo ka qenë një problem. Dukshëm kemi gjetur pikën e referimit te Frenklin, por ende nuk është në maksimumin e vet. Do të duhet ende kohë megjithatë po bën shumë mirë detyrat e caktuara nga stafi.

Një fitore që do të ndikojë për ndeshjen e radhës në aspektin psikologjik?

Padyshim që po. Por unë mendoj se edhe në ndeshjen e kupës Skënderbeu nuk ka bërë një paraqitje të keqe. Ka qenë një ndeshje ku Skënderbeu ka pasur raste edhe kur mbeti me 10 lojtarë në fushë, por nuk ka ditur të shënojë. Ndërkohë golat i ka bërë Teuta. Tani është ndeshja e kampionatit dhe kam përshtypjen se do të jetë një takimkrejt ndryshe nga ai i kupës. Besoj se kjo fitore ka rritur moralin dhe dëshirën e lojtarëve për të bërë mirë.

Si e shpjegoni faktin që ndaj ekipeve të mëdha Skënderbeu luan më mirë dhe merr rezultat?

Unë mendoj që këtë sezon në kampionatin shqiptar nuk ka ekipe të mëdha. Të gjitha ekipet kanëpothuajse një nivel dhe prandaj kemi një kampionat kaq të ngjeshur kur një fitore të çon lart enjë humbje të zbret poshtë. Skënderbeu ka lojtarë të rinj, jome shumë eksperiencë por kanjë përgatitje fizike dhe taktikeqë është për t’u admiruar dhemund të them është më e miranë kampionatin tonë. Më pas edhe vetëmotivimi, por edheloja e hapur i vjen në ndihmëcilësisë së korçarëve.

Pesë ekipe për katër vendet e para. Kush shkon në”Final Four”?

Diferencat janë të ngushta nëekipet e tjera që janë poshtëkatër vendeve të para ndaj nukpërjashtoj edhe Skënderbeunqë t’i shtohet kësaj liste. Nëkushte të tilla kur kampionati po bëhet kaq i fortë nuk mundtë bësh dot parashikime. E njëjta situatë është edhe pjesën eposhtme të renditjes. Më vjenkeq për Teutën që është një ekipme traditë dhe ndodhet në njëpozicion të tillë, por sërish janëshumë pranë me ekipet e tjeranë renditje dhe mund të ndryshojnë gjithçka në pjesën e mbetur të sezonit.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"