“Skënderbeu kishte nevojë për pikët”, Gvozdenoviç: Jemi të katërtit, por në futbolli nuk ka garanci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2023 | 19:24

“Skënderbeu kishte nevojë për pikët”, Gvozdenoviç: Jemi të katërtit, por në futbolli nuk ka garanci

Skënderbeu arriti që të marrë maksimumin ndaj Teutës duke përligjur edhe nevojën e pikëve që kishte skuadra korçare. Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç u duk i lumtur pas ndeshjes dhe për “MCN” deklaroi:

bandicam 2023-11-24 19-12-00-848

“Jam shumë i kënaqur nga rezultati. Një ndeshje me shumë nerva dhe tension, pasi dy ekipet kishin nevojë për pikët. Rëndësi kanë pikët dhe një bravo për çunat.

Kaq e lehtë?

Ky është futbolli. Goli i parë erdhi nga një aksion i bukur dhe sulmuesi bëri një finalizim perfekt. Goli i dytë me penallti, penallti është pjesë e futbollit. Goli i tretë mund të them se ishte me fat. Kur kemi nevojë për pikët dhe fusha bëhet e vështirë në dimër duhet të plotësojmë nevojat tona. Kështu që nevojën e pikëve e konkretizuam sot.

Frenkli?

Jam i shumë i kënaqur nga Frenkli, jo vetëm se shënoi. E meriton të jetë në fushë nga fillimi. Ai luajti mirë edhe në ndeshjet e shkuar dhe sot pati shansin si titullar. Jam i kënaqur  nga ai jo vetëm për golin, por edhe si veproi dhe ana taktike.

Objektivi?

Jemi të katërt, por do të shikojmë. Në futboll nuk ka garanci. Diferencat e pikëve nga vendi 4 deri 9 nuk është i madh. Kemi ndeshje të vështira, pas 4 ditësh Kukësin dhe pastaj Erzeni.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"