Skënderbeu kampion i Shqipërisë, korçarët fitojnë titullin e 6-të radhazi (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2016 | 19:20

Skënderbeu kampion i Shqipërisë, korçarët fitojnë titullin e 6-të radhazi (VIDEO)

UPDATE/ Skënderbeu rikonfirmohet në krye të Superligës shqiptare. Fitorja ndaj Flamurtarit me rezultatin 0-2 në Vlorë, i shpall ata kampionë për të gjashtën herë radhazi. Djemtë e Josës triufuan me dy gola të Latifit dhe Plakut, duke ruajtur kreun e tabelës me 79 pikë.

13101390_10209446725030836_2116328647_n (1)

Pas vëshëllimës së fundit të arbitir Enea Jorgji, lojtarët dhe tifozët filluan festën. Drejtues të klubit zbritën në fushë për t’ju bashkuar skuadrës, përfshirë presidentin Ardain Takaj.

Festa u përqendrua tek ajo pjesë e fitozëve që mbështetën ekipin e tyre në stadiumin “Flamurtari” deri në Vlorë. Ceremonia e ngritjes së trofeut pritet të bëhet ditën e nesërme në stadiumin “Skënderbeu”, në Korçë.

Pjesa e parë
Skënderbeu e mbylli në avantazhin e një goli 45′ e para në stadiumin “Flamurtari”. Fillimisht, futbollistët vendas u shfaqën më kërkues, por ishin miqtë ata që gjetën golin e avantazhit.

Liridon Latifi shënoi golin e anvazhdit në minutën e 09′ të pjesës së parë. Një kros i gjatë nga Jashanica u kontrollua në zonë nga Latifi, i cili pas një gjuajtje më të djathtën fare pranë portierit kundërshtar, kaloi korçarët në avantazh. Minutat që pasuan u karakterizuan nga loja e kujdesshme kryesisht në mesfushë.

Untitled-4

Sfida pati një interes të veçantë edhe për përballjet e mëparshme të këtyre dy skuadrave. Për mbarëvajtjen e ndeshjes forca të shumta policie u angazhuan në stadium, ndërsa sfida tërhoqi edhe vëmendjen e Kryeministrit Edi Rama, i cili ka udhëtoi në Vlorë për të ndjekur ndeshjen në stadiumin “Flamurtari”.

Flamurtari – Skënderbeu 0 – 2
Gol: Liridon Latifi 09′, Sebino Plaku 51′

Minutat:

90+2′ Vërshëllen Enea Jorgji. Skënderbeu fiton titullin kampion. 

87′ Zëvendësim te Skënderbeu. Largohet Plaku, në vend të tij futet Shkëmbi.

84’Latifi kroson një top në zonë për Lilaj, gjuan me të djathtën, por jashtë kuadradit të portës.

82′ Flamurtari niset në sulm. Da Silva kontrollon një top nga krahu i djathtë, kroson në zonë, por gjuajtja e tij del jashtë vijave kufizuese të Shehit.

78′ Sebino Plako nis një aksion sulmues nga krahu i djathtë, tenton të futet në zonë, fiton një goditje nga këndi. Kroson Eskuerdinja, por largon Dushku.

76′ Zëvendësim te Skënderbeu. Largohet Orelesi, në vend të tij Nimaga.

74′ Orelesi dëmtohet në mesfushë, kërkon ndihmën e stafit mjekësor. Futbollisti largohet jashtë fushës.

70′ Taulant Kuqi ndëshkohet me karton të verdhe, ndërhyrje e gabuar ndaj Xhejmsit në mesfushë. Kroson Eeskuerdinja, por kontrollon Lika.

69′ Zëvendësim te Flamurtari. Larkohet Kushtraku, në vend të tij Rigers Dushku.

65′ Futbollistët e Flamurtarit fitojnë një rivënie anësore në gjysmëfushën e Skënderbeut. Telushi gjuaj fort nga distanca, por grushton Shehi.

61′ Tjetër sulm nga futbollistët e Skënderbeut. Një krosim për Lilajn në zonë, por futbollisti nuk gjen dot kuadratin e portës.

59′ Skënderbeu nise në sulm, Xhejms pranë zonës, por nuk arrinë ta kontrollojë siç duhet topin që përfundon jshtë vijave kufizuese. Topin e nisin futbollistët e Flamurtarit.

51′ Goooool! Shënon Sebino Plaku!

46′ Futbollistët e Skënderbeut nisin topin nga mesfusha. Danilo Alvesh zëvendësohet nga Ardit Shehaj.

Pjesa e parë

45′ Një minutë shtesë nga gjyqtari i katërt.

43′ Vangjeli ekzekuton një rivënie anësore. Topi për Plakun, ku i fundit ia jep sërish Vangjelit i cili kroson në zonë. Tenton Xhemjs, por nuk gjen dot kuadradin.

40′ Eskuerdija ekzekuton një goditje dënimi pranë zonës së Flamurtarit. Topi krosohet në zonë, devijohet nga futbollistët vendas.

37′ Flamurtari fiton një rivënie anësore në mesfushë, futbollistët mundohen të zhvendosen në gjysmëfushën e Skënderbeut. Danilo kthen sërish topin mbrapa. Futbollistët e të dyja skuadrave zhvillojnë një lojë të kujdesshme në mesfushë.

31′ Flamurtari pranë golit, Ylli Hoxha shpëton golin e barazimit. Një krosim nga lojtarët e Skënderbeut kaloi pranë zonës dhe ndërhyrja e portierit ishte vendimtare.

29′ Plaku kryen një ndërhyrje të gabuar ndaj Telushit në mesfushë. Topin e nisin vendasit. Da Silva tenton një aksion nga krahu i majtë, por ndalet nga futbollistët e Skënderbeut.

23′ Flamurtari luan në gjysmëfushen e Skënderbeut, vendasit fitojnë goditjen e dytë nga këndi. Kroson Lushtaku, topi devijohet në rivënie anësore.

20′ Lojtarët e Flamurtarit nisin një rivënie anësore, topi luhet në mesfushë, Orelesi e çon sërish në rivënie anësore, Danilo Alvesh dhe Jashanica mbeten të dëmtuar në zonë.

14′ Plaku nis një aksion nga krahu i djathtë, futet në zonë, godet shtyllën, topi largohet nga zona e Flamurtarit.

09′ Goooool! Një top i gjatë krosohet në zonën e Flamurtarit, kontrollohet nga Liridon Latifi, i cili gjuan pranë portës dhe realizon golin e avantazhit.

05′ Ekipi i Flamurtarit fiton goditjen e parë nga këndi. Kroson Ylli Hoxha, Telushi provom ne roveshatë, por topi përfundon jashtë kuadradit.

04′ Latifi koroson në zonë, largon Curri. Skëndërbeu luan në gjysmëfushën e ekipit të Flamurtarit.

Flamurtari: Lika, Kuqi, Curri, Krasniqi, Idrizaj, Telushi, Nikolini, Lushtaku, Hoxha, Da Silva, Daniko Alvesh;
Trajner: Z.Ramadani

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Arapi, Abazi, Eskuerdinja, Orelesi, Lilaj, Latifi, Plaku, Xhejms Adeniji.

Trajner: Mirel Josa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"