Skënderbeu ia del në Tiranë, vendos një autogol (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2016 | 23:03

Skënderbeu ia del në Tiranë, vendos një autogol (VIDEO)

UPDATE/ Skënderbeu ka regjistruar fitore minimale 0-1 në “Selman Stërmasi” ndaj Tiranës. Korçarët i janë falur autogolit të mbrojtësit të bardhebluve Hoxhallari në minutën e 83′ të takimit.

13059439_1710956512495185_1413239891_n-(1)Një fitore tepër e rëndësishme për skuadrën e Josës që e mban në krye të renditjes me 69 pikë, dy më shumë se Partizani ndjekës, ndërsa Tirana pozicionohet e pesta me 48 pikë.

Një ndeshje e luftuar nga të dy ekipet, por që në fund festojnë kampionët në fuqi. Tirana zhvillon një sfidë të mirë, duke tentuar jo pak herë në portën e Shehit me anë të Likës, Hoxhallarit dhe Bakajt por që nuk ja del të finalizojë.

Bardheblutë krijojnë më shumë raste për të gjetur avantazhin, por janë korçarët të cilët marrin epërsinë. Hoxhallari në tentativë për të larguar topin nga zona në dyluftim me Salihin gabimisht çon topin në rrjetën e Edvan Bakajt.

Pas golit të pësuar, 24 herë kampionët provojnë të gjejnë golin e barazimit por janë bardhluqtë që administrojnë rezultatin qetësisht.

Pjesa e Parë- Skënderbeu e nis mirë 45 minutëshin e parë, hidhet i pari në sulm me anë të Latifit, por nuk ja del të realizojë. Nuk vonojnë dhe vendasit të cilët përgjigjen me kundërsulme të shpejta me anë të Elis Bakajt por pa rezultat. Tirana realizon me anë të Muçës por që gjyqtari akordon pak sekonda më parë faull. Nga ana tjetër miqtë pretendojnë për një 11-metërsh pasi Xhejms rrëzohet në zonë në dyluftim me Muçën, por gjyqtari lejon vazhdimin e lojës normalisht.

Minutat:
Mbyllet takimi me fitoren e Skënderbeut 0-1.
90′ +1′
Zëvendësimi i fundit te Skënderbeu. Del Latifi, futet Jashanica. 
Akordohen 3 minuta shtesë
86′
Tirana tenton të barazojë shifrat por skuadra mike mbron mirë zonën e Shehit.
83′ Gooool!
 Hoxhallari realizon autogol, ndërsa i jep avantazhin ekipit kundërshtar.  Orelesi pason për Latifin, devijon portier i Tiranës, Salihi tenton të çojë topin në rrjetë por Hoxhallari devijon dhe shënon autogol. 
80′
Minuta të luftuara nga të dy ekipet, dominojnë korçarët por nuk arrijnë të gjejnë rrjetën. 
78′
Zëvendësim te Skënderbeu, del Progni, futet Shkëmbi. 
74′
Rast për Skënderbeun, Salihi dhe Vangjeli të dy brenda zonës tentojnë me kokë por nuk ja dalin.
71′
Salihi ishte shumë pranë portës me goditjen me kokë,  por nuk ja del të realizojë. 
64′
Zëvendësim te Skënderbeu, del Xhejms, futet Plaku.
61′ Elis Bakaj provon nga e djathta por devijon Radas.
57′
Një tjetër rast për Tiranën, tentojnë bardheblutë top i devijuar nga muri mbrojtës. 
56′
Vangjeli shkakton faull ndaj Elis Bakajt, ndëshkohet me karton të verdhë.
55′
Tirana krijon aksione më të rrezikshme në këto minuta. 
51
minuta lojë. Skënderbeu merr kontrollin e topit, qarkullon dhe provon të gjejë hapësirë në gjysmëfushën e Tiranës.
47′
Hoxhallari provon me të djathtën, por topi përfundon mbi tranë e portës.
Starton pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë 0-0 në “Selman Stërmasi”.
43′
Elis Bakaj shkakton faull ndaj Radas, ndëshkohet me karton të verdhë.
42′
God kendi për Tiranën, devijon Shehi, gjuan Bakaj, por topi përfundon te Muça i cili çon topin në portë, por gjyqtari akrodon faull më parë. 
38′ T
irana tenton me Bakajn, por pret Shehi.  
34′
Kros nga e djathta për Salihin në zonë i cili gjuan me kokë por jashtë kuadratit. 
33′
Skënderbeu ndërton aksione, tenton të gjejë golin e avantazhit. 
26′
Kros nga e djathta për Xhejms në zonë, i cili rrëzohet dhe pretendon për 11-metërsh, por lojtari lejon vazhdimin e lojës.
25′
Mundësi për Tiranën. Smajli provon me të djtathtën por jashtë kuadratit.
22′
Goditje këndi për Tiranën. E ekzekuton Lika, largon Osmani me kokë.
19′
Tirana merr kontrollin e topit. Tenton të gjejë hapësirë në gjysmëfushën e miqve. 
14′
Kundërsulmon Tirana, tenton me Likën por pa rezultat.
10′
Skënderbeu luan më mirë. Progni kroson për Salihin në zonë por shkodrani nuk perfiton. 
06′
Latifi tenton nga distanca por devijohet topi. Goditje këndi për Skënderbeun, korçarët kanë shans të marrin avantazhin por largon Hoxhallari. 
03′
Goditje dënimi për Skënderbeun, e ekzekuton Radas, largon Elis Bakaj.
01′
Topin e nisin lojtarët e Skënderbeut.

FORAMACIONET ZYRTARE:

Tirana: Ed. Bakaj, Smajli, Muça, Teja, Hoxhallari, Vucaj, Karabeci, Malaj, Lika, El.Bakaj, Fukui.

Trajner: Ilir Daja

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Arapi, Progni, Orelesi, Lilaj, Latifi, Xhejms, Salihi.

Trajner: Mirel Josa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"