Skandali, shikoni se si administratori i Kastriotit godet me shpullë gjyqtarin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2019 | 23:51

Skandali, shikoni se si administratori i Kastriotit godet me shpullë gjyqtarin (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen e Kategorisë së Parë, mes Kastriotit dhe Egnatias, e luajtur këtë fundjavë.

bandicam 2019-09-19 16-10-08-318

Në një video të filmuar nga tribuna, dallohet që administratori i Kastriotit, Gazmend Vogli, ka goditur me shpullë gjyqtarin e katërt Endrit Zhuli. I pranishëm aty afër është edhe një polic, i cili nuk ka ndërhyrë.

Në Krujë ka pasur edhe sezonin e shkuar ngjarje të tilla. Mjafton të përmendim rastin në ndeshjen e kampionatit me Skënderbeun ku është ushtruar dhunë ndaj lojtarëve ku janë kërkuar forcat speciale, madje incidente ka pasur edhe ndaj Tiranës.

Vogli Gazmend

 (Gazmend Vogli)

Futbolli shqiptar na ka mësuar me të tilla dhe nuk ka vonuar të na japë një tjetër ngjarje të rëndë.

endrit zhuli

(Endrit Zhuli)

Skeda e ndeshjes:

KASTRIOTI 3-2 EGNATIA

GOLAT: Ajazi 52′, Marku 71′, Karakaçi 90′ (p) / Gjoka 82′, Doksani 87′

KASTRIOTI: Selaci, Neziri, Selamani, Çela (F.Daci 55′), Rami, Mehmeti, Bardhi, Basha, Sefgjini, Marku (Karakaçi 76′), Ajazi (K.Daci 60′) Trajner: R.Ndreu

EGNATIA: Hasanbelli, Marcos, Vogli, Doksani, Allmuca (Da Costa 60′), Bilali, Troka (Gustavo 81′), Duka (Gjoka 73′), Dimo, Lajthia, Jaupaj. Trajner: N.Kashami

GJYQTARË: B.Kaimi, M.Llukmani, E.Shehu, E.Zhuli

VËZHGUES: Lorenc Jemini

DELEGAT: Millan Baçi

K.VERDHË: Çela 15′, Sefgjini 21′ / De Olivera 11′, Dimo 85

K.KUQ: Bilali 15′


/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"