S’ka festë titulli në “Anfield”, Liverpuli mund ta ngrejë trofeun aty ku urrehet më së shumti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2020 | 12:58

S’ka festë titulli në “Anfield”, Liverpuli mund ta ngrejë trofeun aty ku urrehet më së shumti

Data e rinisjes së Premier Ligës, 17 qershori, tashmë është një siguri. Por, pasiguritë pas akordit të Premier Ligës për luajtjen e 92 ndeshjeve të mbetura të sezonit 2019-‘20 mbeten shumë. Mungon akoma kalendari, i cili ka konfirmuar vetëm se do të rinisë të mërkurën e 17 qershorit me dy ndeshjet e prapambetura, Mançester Siti-Arsenal dhe Aston Vila-Shefilld Junajtid.Liverpuli

Tema kryesore e pasqaruar ende janë stadiumet ku do të luhet, me policinë e cila, për shkak të rrezikut që paraqesin disa ndeshje, ka kërkuar që ato të luhen në fusha neutrale.

FUSHA ASNJANËSE

Do të jenë të paktën pesë ndeshjet që pritet të luhen në stadiume neutrale: zhvillimi i tyre jashtë qytetit të dy klubeve do të ndihmonte forcat e rendit që të minimizonin rrezikun e grumbullimeve të tifozëve jashtë stadiumeve. Ndeshja e parë që pritet të luhet me dyer të mbyllura do të jetë Mançester SitiLiverpul, e pasuar nga Mançester Siti-Njukasëll, Mançester Junajtid-Shefilld Junajtid, Njukasëll-Liverpul, Everton-Liverpul dhe çdo ndeshje tjetër që do t’u garantojë sigurinë matematikore “Reds”-ave për të fituar titullin e parë kampion pas 30 vitesh.

FESTË LARG “ANFIELD”-IT

Dhe kështu, mundësia e një feste madhështore në “Anfield Road” për pritjen e klubit për 3 dekada për të ngritur trofeun e titullit nuk ka shans që të ndodhë në tempullin e Liverpulit. Shansi i parë për t’u shpallur kampion vjen me një humbje të Mançester Sitit në ndeshjen e 17 qershorit kundër Arsenalit.anfield

Në këtë pikë, “Reds”- ave do t’u mjaftonte që të mposhtnin rivalët e Evertonit në derbin e Mersejsajdit, për t’u shpallur matematikisht kampion 8 javë përpara fundit të kampionatit. Kjo ndeshje mund të zhvendoset në Mançester, në stadiumin e Sitit, “Etihad”, të shtunën e 20 qershorit. Skuadrës së Klopit i mjaftojnë vetëm dy fitore për t’u shpallur kampion, për shkak të diferencës +25 pikë nga Mançester Siti i vendit të dytë.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"