Situatë e errët në kombëtare, por Xhaka “gradohet” në hierarkinë e Bazelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2017 | 11:43

Situatë e errët në kombëtare, por Xhaka “gradohet” në hierarkinë e Bazelit

Taulant Xhaka gradohet zëvendëskapiten i skuadrës së Bazelit. Pas momenteve të vështira dhe faktit që pak ditë më parë nuk takoi trajnerin e zgjedhur të Kombëtares, Kristian Panuçi, mesfushori kuqezi ka marrë një lajm pozitiv. Ai do të jetë njëri prej zëvendëskapitenëve të skuadrës. Pasi Delgado e la futbollin në nisjen e kampionatit zviceran, drejtuesit e klubit bënë ndryshime në hierarkinë e lojtarëve.

Tulant xhaka

Kapiteni i skuadrës do të jetë mesfushori Marek Sushi. 29-vjeçari çek luan prej tre sezonesh në ekipin e Bazelit dhe thuajse është gjithmonë titullar me ekipin zviceran. Dy zëvendëskapitenët e skuadrës janë Mishel Lang dhe Taulant Xhaka. Ky i fundit është një nga prodhimet e klubit zviceran dhe për këtë fakt ka fituar zemrat e drejtuesve dhe të tifozëve të Bazelit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"